• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 27, 2022
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat e gjashtë themeluesve: Historia pa filtra e eurosocialistëve shqiptarë

Ylli Pata by Ylli Pata
14/01/2022 16:23
Emrat e gjashtë themeluesve: Historia pa filtra e eurosocialistëve shqiptarë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nesër pritet që Partia Socialistë të përkujtojë 30 vjetorin e themelimit të FRESSH-it, ku do të shpallë edhe një organizim të ri politik të rrjetit rinor politik të së majtës.

Prej kohësh FRESSH nuk e ka më atë fuqinë politike brenda PS-së siç e ka pasur në vitet e para të saj, megjithëse krerët e tyre janë pjesë e kandidimeve për zgjedhjet parlamentare, apo edhe administratën e lartë të vendit. Megjithatë, pak i njohin në publik drejtuesit e tij, që nuk se dalin në publik për tu përballur apo promovuar veten, e natyrisht për të dhënë idetë apo projektet politike për të rinjtë.

Në fakt, nuk se ka një nxitje nga lart për të pasur një rritje të hapësirave politike për politikanët “rioshë”, ngaqë në PS kemi One Show-n e Edi Ramës. Megjithatë, fati i takon guximtarëve, e si të tillë, kandidatët për të marrë në dorë frerët e politikës, do të duhet ta fitojnë vetë rolin e protagonistit që të arrijnë në lidership.

Gjithsesi, FRESSH ka një fabul mjaft të rëndësishme në historinë 30 vjeçare të PS-së, aq sa dy kryeministra, një President Republike, kryetar Kuvendi, apo deputetë e ministra kanë ardhur nga radhët e eurosocialistëve. Të cilët kryesisht në vitet e para pas 90-s arritën të bëhen aktorë të dorës së parë në drejtimin e socialistëve shqiptarë.

Po si lindi grupimi i eurosocialistëve shqiptarë, për të cilin është thënë shumë këto vite- jo historia e plotë, por një narracion paksa i shërbetosur, që padyshim i ka shërbyer atyre politikanëve që për 30 vjet kanë qenë protagonistë të udhëheqjes socialiste. Gjithçka ka nisur në mesin e vitit 1991, ndërkohë që vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të reja, e ku pritej një fitore e madhe e Partisë Demokratike, e një disfatë e rëndë për PS-në. FRESSH, është krijuar nga bërthama e parë prej gjashtë studentësh, disa prej tyre edhe pjesë të lëvizjes së dhjetorit; 3 nga këta prej veriut të Shqipërisë, një nga Tirana, një nga jugu i vendit dhe një prej tyre ishte shqiptar i Kosovës.

I ardhur në Shqipëri ilegalisht përmes maleve të Malësisë së Gjakovës, Haki Morina ishte një nga pjesëtarët e rezistëncës kombëtare të Kosovës, i burgosur e i torturuar në burgjet më famëkeqe serbe. Ndërkaq 5 studentët e tjerë ishin: Arjan Kokoshi, Flamur Metallari, Ilir Zela, Lavdrim Krashi dhe Pandeli Majko. Kjo është edhe bërthama e parë themeluese e eurosocialistëve, të cilët më pas kanë nisur bisedimet me krerët e PS-së, që duket e pritën pozitivisht, sa më pas, disa prej tyre i vendosën edhe në listën e deputetëve. Lançimin e parë në shtyp e ka bërë Haki Morina, i cili kishte më shumë se të gjithë eksperiencë politike, si pjesë e grupeve politike të rezistencës së Kosovës.

Morina, i dha PS-së dimensionin kombëtar, që mjaft liderë të saj hezitonin që ta shpalosnin qartë, qoftë edhe nga ofensiva që Sali Berisha e PD e bënin fort me këtë temë, të nxitur edhe nga marrëdhëniet e mira me LDK-në e Ibrahim Rugovës. Haki Morina, qëndroi vetëm 1 vit në Shqipëri e më pas ju bashkua rezistencës së Kosovës, ku ka qenë pjesë e rëndësishme e grupimit që nxori UÇK-në si dhe gazetar i “Zërit të Kosovës” që botohej nga Zvicra.

Kjo bërthamë që u quajt Grupi Nismëtar, ka organizuar më pas takimin kombëtar të 15 janarit të vitit 1992, takim që ishte masiv dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Në këtë takim është zgjedhur Ilir Zela si kryetar i parë i eurosocialistëve. Në qershorin e vitit 1992, në kongresin e FRESSH, kryetar u zgjodh Pandeli Majko, që e mbajti këtë post deri në vitin 1995, ku kryetar u zgjodh Ilir Meta. Pas Metës, u zgjodh Gjergj Koja, më vonë Spiropali për të ardhur më pas me zgjedhjen e kreut me audicion pas fitores së PS-së në vitin 2013.

Përveç Ilir Metës që u bë President, kryeministër, kryetar Parlamenti, Pandeli Majkos që u bë dy herë kryeministër dhe disa herë ministër, Erion Braçes që ka qenë zv.kryeministër, Ilir Zelës që ka qenë ministër dhe drejtues i PS-së, Ndre Legisit që ka qenë anëtar kabineti dy herë në nivelin e ministrit të Shteit, nga FRESSH ka dalë edhe Monika Kryemadhi, por edhe emra të tjerë, që nuk u integruan dot në brendësi të politikës shqiptare.

Ndër ta mund të përmendet regjizori dhe aktori i njohur Alfred Trebicka, Financieri dhe pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë Maks Caslli, gazetarët: Aulona Minga, Klementina Sinani, Florion Serjani, Jetmir Shpuza, Bujar Karoshi, etj etj. Pas 30 vjetësh, një nga themeluesit e FRESSH-it, Lavdrim Krashi u thirr nga Edi Rama për të drejtuar listen e Qarkun Dibër në zgjedhjet e 25 prillit. Krashi erdhu nga Britania e Madhe ku jetonte prej vitesh, ku punonte si zyrtar në pushtetin vendor të Londrës.

Duket që nga nesër, PS do të krijojë një mënyrë të re të organizimit të rrjeteve rinore, ku siç duket nuk do të “rilindi” “përbindshi” politik i viteve 90 që krijoi një dualitet të hapur në PS, çka i dha tonin debatit politik për vite me radhë në Partinë Socialiste, çka edhe formësoi mjaft grupe të ndryshme interesi.

Next Post
Kryenegociatori Zef Mazi në UET: Progresi që ka bërë Shqipëria drejt integrimit në BE!

Kryenegociatori Zef Mazi në UET: Progresi që ka bërë Shqipëria drejt integrimit në BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

“E djathta ka tkurrje të tmerrshme”/ Ish zëdhënësja e Berishës: Ja çfarë më tremb te opozita!

As mjekët nuk i dhanë shpresë, ish-zëdhënësja e Berishës tregon momentin më të vështirë të jetës së saj

June 26, 2022
“Sulm terrorist islamik”/ 2 të vdekur dhe 21 të plagosur pas të shtënave me armë në Oslo

“Sulm terrorist islamik”/ 2 të vdekur dhe 21 të plagosur pas të shtënave me armë në Oslo

June 26, 2022
E goditën me doreza hekuri/ Si u vra 42-vjeçari në Greqi nga 5 shqiptarë që i ngacmuan edhe të dashurën

E goditën me doreza hekuri/ Si u vra 42-vjeçari në Greqi nga 5 shqiptarë që i ngacmuan edhe të dashurën

June 26, 2022
“Ta vrasim”/ Nxënësit në ‘Tiktok’ nuk përmbahen ndaj mësueses që hartoi provimin e Biologjisë

“Ta vrasim”/ Nxënësit në ‘Tiktok’ nuk përmbahen ndaj mësueses që hartoi provimin e Biologjisë

June 26, 2022
“Ka kërcënuar edhe qeverinë”/ Rama në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore: Në ka ardhur në majë të hundës kjo…

“Ka kërcënuar edhe qeverinë”/ Rama në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore: Në ka ardhur në majë të hundës kjo…

June 26, 2022
FOTO: I riu nga Durrësi bën tatuazh profilin e kryeministrit Rama në kurriz

FOTO: I riu nga Durrësi bën tatuazh profilin e kryeministrit Rama në kurriz

June 26, 2022
‘Rithemelimi’ kundër marrëveshjes Balla-Alibeaj: Kjo është tallje, ironia qëndron se mazhoranca…

“Alarmi që po vjen nga…”/ Boçi: Përfundimisht kësaj qeverie i ka ardhur ‘ngordhja’

June 26, 2022
Gjendet një grua e pajetë në Tiranë, policia jep detajet e para

Helmimi masiv në Kukës, çfarë rezultoi pas mostrave të para, ndërpritet furnizimi me ujë deri në…

June 26, 2022
Ukraina publikon shifrat e frikshme: Ja sa rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ukraina publikon shifrat e frikshme: Ja sa rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

June 26, 2022
Transportohen me helikopter alpinistët e bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre dërgohet në spital

Transportohen me helikopter alpinistët e bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre dërgohet në spital

June 26, 2022
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In