• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ 5 mijë euro për zbutjen e një mase sigurie për një të dënuar, GJKKO merr vendim për të arrestuarit

by Java News
27/12/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka caktuar masat e sigurisë ndaj 6 personave të cilët akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata ka lënë në burg Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Bledar Kozici, ndërsa ndaj Artiana Kozici, është caktuar masa e sigurisë së detyrimit për t’u paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore.

Mësohet se të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar që të korruptojnë funksionarë publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari, në  këmbim të 5 mijë eurove.

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim N.H, N.J, D.K, D.T dhe B.K të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale, si dhe caktimin ndaj personit nën hetim A.K të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.

  1. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 137 Akti, datë 25.12.2023, ndër të tjera vendosi:
  2. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
  5. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N.J, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
  6. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.K (N.) e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.
  7. Urdhërohet personi nën hetim D.K (N) të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në lagjen në Korçë, në adresën: Rr. “******”, Nd. ***, **.*.
  8. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
  9. Urdhërohet personi nën hetim D.T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
  10. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K.Penal.
  11. Urdhërohet personi nën hetim A.K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të martën e fundit të çdo muaji, ora 13.00.
  12. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore urdhërohen të kontrollojnë respektimin, ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
  13. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e marrjes dijeni.
  14. Pasi është bërë ekzekutimit i masës së sigurimit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale më datë 26.12.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 140 Akti, datë 27.12.2023, vendosi:
  15. Pranimin e kërkesës.
  16. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim N.H me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  17. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  18. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim N.J me vendimin Nr. 137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  19. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të dhënë ndaj personit nën hetim D.K (N) me vendimin Nr. 137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  20. Urdhërohet personi nën hetim D.K (N) të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në Korçë, në adresën: Rr. “*****”, Nd. **, h.*.
  21. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim D.T me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  22. Urdhërohet personi nën hetim D.T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
  23. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim A.K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  24. Urdhërohet personi nën hetim A.K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
  25. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
  26. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 27.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Next Post
Ngjarja e rëndë: 2 të vdekur dhe 2 të plagosur pas sherrit për një vendparkim

Ngjarja e rëndë: 2 të vdekur dhe 2 të plagosur pas sherrit për një vendparkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

August 17, 2026
VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

August 17, 2026
Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

August 17, 2026
“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

August 17, 2026
Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

August 17, 2026
Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

August 17, 2026
Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

August 17, 2026
Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

August 17, 2026
VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com