• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantja shqiptarë në Kanada: Humbja e bashkëshortit më ndryshoi jetën! Udhëtimi im nga 1997-2023!

by Java News
16/09/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është historia e Valentina Mukës, gruas nga Berati e cila flet për Dritare TV nga Kanadaja.

Pasi i morën nga duart ëndrrën për Amerikën, falë një ndihme të vogël Valentina kërkoi një ëndërr të re, e gjeti dhe e realizoi me çdo kusht sepse kishte vetëm një synim, të ikte nga Shqipëria e pas ‘97-ës bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj. Bashkëshorti i saj nuk e preku dot ëndrrën kanadeze, pasi ndërroi jetë nga një infarkt i shkaktuar nga një ngjarje tronditëse që i shënjoi jetën, kur maskat i grabitën 40 mijë dollarët që i kishte fituar me mund e me djersë.

Në këtë pjesë të dytë të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tregon se e gjithë familja ka kaluar sfida të mëdha për të qëndruar në Kananda, por më e madhja ishte humbja e bashkëshortit.

“Pasi lava 15 mijë dollarët që kisha marrë borxh kur erdha në Kanada, këtu kisha të drejtë të përfitoja asistencë sociale, pasi isha nënë e vetme, me dy fëmijë. Meqë të tre ne, unë dhe dy fëmijët e mi shkonim në shkollë, e përfituam këtë asistencë. Një ditë, kur po kthehesha nga shkolla, poshtë derës së shtëpisë gjeta një cek me 1160 dollarë kanadezë. E mora në dorë, u habita. Nuk kisha parë asnjëherë kaq lekë në emrin tim dhe të ishin në duart e mia.

Unë atë e konsiderova si diçka shumë të madhe për mua. Petriti na e dërgoi ne këtë dhuratë. Meraku i tij, që ne mos vuanim. Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen e tij, merakun e tij për fëmijët, për familjen. Kur e humbëm dhimbjen e përjetuam secili më vetë, nuk e shfaqnim te njëri-tjetri. Më vjen keq për fëmijët sepse ato 3-4 vjet ata u rritën para kohë. Ishin 15 dhe 17 vjeç kur i grabitën paratë të atit dhe më pas kur ai humbi jetën. Ata humbën fëmijërinë, u rritën parakohe. Por jeta vazhdoi, ne përparuam dhe ja ku jemi sot” u shpreh Valentina./m.j

Next Post
Komisioni i Disiplinës me ‘dorë të hekurt’: Pezullohet zyrtari i Kukësit, gjobiten edhe dy skuadra të Superiores

Komisioni i Disiplinës me 'dorë të hekurt': Pezullohet zyrtari i Kukësit, gjobiten edhe dy skuadra të Superiores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com