• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emigranti binte erë të rëndë, ndaj e futa në bagazh”, 42-vjeçari arrestohet për trafik klandestinësh

by
07/07/2022 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 42-vjecar nga Tirana që dyshohet nga policia se ndihmoi qytetarë nga vendet e Lindjes për t’i transportuar drejt Veriut të vendit në mënyrë që ata të vazhdonin të sigurt udhëtimin drejt BE, këmbëngul se policia e ka keqkuptuar dhe se ai thjesht është një person i apasionuar pas automjeteve.

Ai tregon se duke ndjekur pasionin e tij, atë të udhëtimit drejt juglindjes, në rrugë i dolën disa të panjohur me të cilët nuk u mëdysh fare, por vendosi ta ndajë udhëtimin duke i marrë si pasagjerë. Policia i tregoi Gazetës Si justifikimin e shtetasit A. F nga Puka dhe me banim në Tiranë ku justifikon prezencën e emigrantëve nga Siria që për të janë thjesht pasagjerë që deshi t’i shpëtojë nga temperaturat e larta.

“Kam për të thënë se mjetin që kisha sot në përdorim ma ka dhënë një shoku im te Stacioni i Trenit, i cili quhet K. K. Ai ma dha me qëllim që të bëja një udhëtim për dëshirën time nga Tirana në Pogradec e më pas në Korçë”. I akuzuari për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit i thotë policisë sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës “Si”:

“Në aksin Pojan-Korçë më dolën përpara disa persona dhe pa u menduar ndalova pranë tyre duke i marrë në automjet dhe siç më kërkuan do t’i sillja në Tiranë”. Udhëtimi i të apasionuarit pas makinave të shtrenjta dhe sirianëve ka vazhduar pa asnjë problem derisa në afërsi të një qendre tregtare policia ka ngritur tabelën ‘Ndal Policia’. “Policia më bëri kontrollin dhe më kërkoi dokumentacionin për pasagjerët dhe pas këtij kontrolli ata më shoqëruan menjëherë në drejtorinë vendore”, argumenton 42-vjeçari përpara agjentëve të policisë.

Megjithatë policia shton për Gazetën Si se e testoi të riun se me çfarë gjuhe u kuptua me pasagjerët e huaj dhe se çfarë gjuhe flet apo kupton i dyshuari. Ai pranon se nuk flet asnjë gjuhë, por i kuptoi ata me gjuhën e trupit mbasi ata me shenja i shpjeguan se donin të udhëtonin drejt kryeqytetit shqiptar.

“Unë nuk di ndonjë gjuhë të huaj, por me sa kuptova nga gjestet e tyre dhe shenjat më lanë të kuptoja se kishin nevojë për t’ju shërbyer si shofer dhe se destinacion duhet të ishte Tirana. Megjithatë duke ia lënë fajin rastësisë dhe bujarisë së tij për të ndihmuar të panjohurit ai një moment shpjegon:

“Vura re se njëri nga ata mbante një erë të rëndë  dhe nuk po e duroja dot që të udhëtoja me të dhe ndaj e futa në bagazh”. Policia pranon se njëri nga pasagjerët ishte i mbledhur kruspull në brendësi të bagazhit, por asnjëri nga sirianët nuk ka pranuar se e njihte shoferin. Sipas policisë, i riu transportoi pesë shtetas sirianë dhe egjiptianë, të cilët sipas të dhënave paraprake kontaktuar me 42-vjeçarin, i cili mori përsipër t’i ndihmojë ndonëse ata nuk kishin me vete leje qëndrimi në Shqipëri. Por policia shton po ashtu për Gazetën Si se i riu nuk kishte asnjë qëllim që të vazhdonte udhëtimin drejt ndonjë pike kufitare me qëllim dhënien ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, ndonëse ato pak kilometra që ai ju shërbeu si shofer mbajtuan për uniformat blu që të ngrenë akuzën e dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shqiptar.

/e.d

Next Post
Ngërçi me Bullgarinë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez që nxiti protesta të mëdha

Ngërçi me Bullgarinë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez që nxiti protesta të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

July 14, 2026
Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

July 14, 2026
“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

July 14, 2026
Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

July 14, 2026
LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

July 14, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

July 14, 2026
“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

July 14, 2026
Sot protesta e 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen!

Sot protesta e 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen!

July 14, 2026
Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona nga përplasja e makinave

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona nga përplasja e makinave

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In