• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët / Tahiri: Duhet strategji; Avramopolous: Nuk do të gjendeni vetëm

by A R
18/03/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Komisioneri për Emigrancionin në Bashkimin Evropian Dmitris Avramopolous zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimeve që zyrtari i lartë i BE zhvilloi në Tiranë me krerët e shtetit. Në fokus të takimeve ishte kriza e emigrantëve që mund të prekë edhe vendin tonë. Tahiri tha gjatë konferencës se vendi ynë do të japë kontributin e tij krah aleatëve, por nuk mund të përballojë i vetëm flukse migratore, ndaj bëri thirrje për një strategji evropiane.

“Vendi ynë është i gatshëm të mbajë përgjegjësitë e veta, në kuadër të planit evropian. Të gjithë bashkë nën flamurin evropian, të përballemi me një emergjencë humanitare dhe solidariteti. Ndamë bindjen që duhet më shumë koordinim mes nesh. I shpreha shqetësimin Komisionerit me domosdoshmërinë për një plan të përbashkët për të mos u përballur me skenarët e së shkuarës. Çdo veprim të jetë i koordinuar dhe të jemi gati për flukset e mundshme. Kjo është një çështje evropiane që Shqipëria nuk mund të jetë vetëm. Shqipëria do jetë tërësisht e angazhuar për të mbajtur përgjegjësitë e saj krah aleatëve dhe vendeve të rajonit”, tha Tahiri.

Ndërkohë Avramopolous deklaroi se ende nuk ka indicie për përfshirjen e Shqipërisë nga vala e refugjatëve, por tha se duhen marrë masat për çdo situatë të mundshme. Ai tha se vendi ynë nuk do të jetë i vetëm në rast të një krize të mundshme.

“Evropa përballet me një situatë të paprecedentë dhe Evropa nuk ishte përgatitur për tu përballur me një situatë kaq komplekse dhe të vështirë. Ende nuk e dimë në fakt se cilat do jenë pasojat në rajonin më të gjerë, në rajonin e fqinjësisë së mirë. Shqipëria nuk gjendet e vetme në këtë çështje, natyrisht në rast se do përballet. Deri tani nuk ka indicie që Shqiëpria të jetë ndikuar nga flukse të mëdha, por ama po monitorojmë situatën në çdo kohë në mënyrë konstante”, tha Avramopolous.

Next Post

Basha: Deklaratat e Ramës për zgjedhje nëse s’miratohet Reforma në Drejtësi, është bllof

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In