• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emergjencat Civile, a ka ardhur koha të ngrihen në Ministri?!

by Ben Andoni
26/03/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria është një vend që nuk i shpëton dot katastrofave natyrore. Jo thjesht, sepse si rezultat i Ngrohjes Globale po i vuajmë për çdo sezon të vitit, por trendi historik e ka provuar më së miri këtë. Kaq të mësuar jemi me këtë saqë duket sikur jemi të mësuar me metaforën që vendin tonë “E ruan Zoti” dhe dukemi krejt të papërshtatur me problematikën aktuale natyrore.

Në një studim të pak kohëve më parë, hartuar nga IDM, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë në një llogaritje nga viti 1980 e duke vazhduar për tre dekada me radhë, Shqipërinë e kishin goditur përmbytje të shumta, katër tërmete dhe tre goditje nga temperaturat ekstreme. Ku si rezultat i kësaj gjendje rreth 163 njerëz kishin humbën jetën, ndërsa rreth 4 milionë ishin prekur në një masë apo në një tjetër. Po të bashkosh dhe faturat e viteve nga 2010 deri në ditët tona, ajo duhet të jetë realisht e hidhur. Në të njëjtin studim identifikohet se Përmbytja e Ultësirës Perëndimore (sipas parashikimit më të keq në 100 vjet) mund të prekë seriozisht 20 rrethe, 110 komuna, 341 fshatra, 85500 banesa (në rreth 7.9 milionë m²) rreth 565 mijë njerëz.

Por përmbytjet vazhduan dhe pas 2010, kur në rajonet Shkodër e Lezhë, u përmbytën rreth 14,000 hektarë dhe 1200 godina, ndërsa 12,000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat.

Pesë vjet më vonë, në shkurt 2015 ishin rreth 9992 hektarë në ujë kurse mbi 600 banesa në pjesën perëndimore e jugperëndimore të vendit ishin dëmtuar krejtësisht. Nga këto përmbytje u prekën rreth 42,000 persona, ndërsa rreth 600 familje u desh të evakuoheshin. Autoritetet premtuan se do të merrnin masa dhe se kjo situata me pak gjasa mund të përsëritej në këto përmasa. Porse dy vjet më vonë rezulton se sipërfaqja e përmbytur është plot 10 mijë e 622 hektarë! Kjo është situata ndërsa vlerësimet e përmbytjes në këtë vit ende s’kanë përfunduar, por me gjasa do të jenë të hidhura ashtu si ka qenë i hidhur dhe reagimi i zyrtarëve dhe helmi që kanë derdhur për njëri-tjetrin Pozita dhe Opozita, në kurriz të fatkeqësisë së jashtëzakonshme të njerëzve.

Për më tepër duket se megjithë përkushtimin e Emergjencave dhe strukturave të saj ka një mosakordim të punëve te institucioneve. Kjo duket që kur mbarojnë emergjencat dhe duhet filluar menaxhimi për sezonin e ardhshëm. Është bash puna që duhet të mobilizojë, porse duket qartazi se nuk gjen mirëkuptimin e duhur dhe për çdo kohë ne përsëritim të njëjtat gjëra. Mungesa personeli, infrastrukturë dhe mbivendosje kompetencash.

Është e vërtetë se kemi Ligj të Mirë për Emergjencat që është përmirësuar, është e vërtetë se përballë situatave të jashtëzakonshme mobilizohen mekanizma të ndryshme, por vendit i mungon si duhet bashkëveprimi institucional. Kjo vjen, së pari, prej prishjes së të gjithë hallkave të instituteve shkencore që merreshin me bonifikimet, parashikimet dhe regjistrimet e reshjeve dhe atyre të motit. Së dyti, prej rangut më të ulët të institucionit të Emergjencave që kalon herë nën njërën dhe herë nën tjetrin institucion.

Shembulli pak më grotesk vijoi me aktin e qeverisë shqiptare që shpërndau 61 ekskavatorë të rinj për bashkitë e vendit, mjete që sipas kryeministrit Rama do garantonin ujitjen e tokave por dhe do të shmangin përmbytjet masive në vend. Por flota e mjeteve jo vetëm nuk bëri punë kurse dëmi i përmbytjeve pak muaj më vonë është disa herë më i lartë.

Ajo që të bën të kuptosh se mund të ndryshojë në diçka serioze është vetëm fakti se ka ardhur koha që Shqipëria me humbjet e pësuara dhe angazhimin e kaq shumë strukturave do të ishte më mirë t’i ngrinte Emergjencat Civile në rangun e një Ministrie, e cila të kishte buxhetin, por edhe të ishte e barabartë në Ekzekutivin shqiptar sa i përket problematikave.

Ndryshe, nëse për Emergjencat do kujtohemi në momentet e vështira, Shqipëria do të mbetet sërish në këtë fazë, ku nuk ka kapacitete qoftë për paralajmërimin, porse do të vijojë me sherret e institucioneve ose me akuzat që u thanë pak muaj më parë se helikopterët shërbenin thjesht si taksi për politikanët, që bënin show në vendet e përmbytura, ashtu si edhe me mungesën krejt të predispozitës për ndryshim. (Javanews)

 

Next Post
FOTOT/ Fenomeni i rrallë, dëbora portokalli ‘mbulon’ Europën lindore

FOTOT/ Fenomeni i rrallë, dëbora portokalli 'mbulon' Europën lindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In