• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjencat Civile: 13 vatra zjarri në disa qarqe

by A R
27/08/2017 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në disa qarqe.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 60 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsëriti thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU LEZHË

Në fshatin Skuraj Kurbin, është rindezur zjarri në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi zjarrfikës, forca të ushtrisë së bashku më banorë të zonës dhe të mbështetur dhe nga një helikopter kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar flakët.

QARKU DIBËR

Në fshatin Muhurr Dibër, ditën e djeshme është rindezur zjarri në një sipërfaqe pyjore me pisha, dukerrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë, por e ka pasur të pamundur të shuajë flakët për shkak të terrenit malor. Në mëngjes është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit i cili ka shuar flakët.

QARKU SHKODËR

Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar zjarri në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Pukës. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të madhe duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Puna e forcave ka vazhduar deri në mbrëmje, por ato nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.

QARKU BERAT

Në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas disa orë punë shërbimi zjarrfikës ka mundur të shuajë flakët. Si pasojë u dogj rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe ullinj.

QARKU FIER

Në kurorën e bashkisë Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Zjarrfikëset të mbështetur nga 15 forca ushtarake kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 50 ha me shkurre dhe disa me ullinj shekullor. Në fshatin Sheqishte, Patos ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. 3 automjete zjarrfikëse dhe forca vullnetare janë angazhuar për të shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre ferra dhe 200 ullinj.

QARKU KUKËS

Në fshatin Cernicë, Tropojë ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj rreth 0.5 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Hotolisht Librazhd ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me shkurre ferra dhe dëllinjë. Në fshatin Godolesh, Elbasan zjarri ka përshirë një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Pas disa orë punë zjarrfikëset kanë vendosur flakët nën kontroll. Si pasojë u dogj rreth 0.3 ha me shkurre ferra dhe disa ullinj. Në Njësia Administrative Poroçan, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë dhe ka punuar për të shuar zjarrin i cili favorizohej nga era e fortë. Si pasojë u dogj rreth 15 ha me pyll ahu dhe pishe.

QARKU KORÇË

Në fshatin Qina-Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë e zjarri u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

QARKU DURRËS

Te “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 4 ha me shkurre, ferra dhe kullotë. Në fshatin Manskuri, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre, ferra dhe 40 rrënjë ullinj.

Next Post
Banesat sociale, ndryshon 60 përqind e ligjit për strehimin

Qeveria e re, emrat e 6 ministrave që largohen nga kabineti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

September 11, 2026
Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

September 11, 2026
Reforma Territoriale, debate të forta gjatë dëgjesës në Librazhd, qytetarët i kërkojnë deputetit Komici të mos shkrihet Bashkia: Mblidhni mendjen se…!

Reforma Territoriale, debate të forta gjatë dëgjesës në Librazhd, qytetarët i kërkojnë deputetit Komici të mos shkrihet Bashkia: Mblidhni mendjen se…!

September 11, 2026
Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?

Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?

September 11, 2026
Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!

Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!

September 11, 2026
Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

September 11, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Demokracia, jo më si vlerë lirie

September 11, 2026
Shtatori i drejtësisë

Shtatori i drejtësisë

September 11, 2026
U vra sot pas një sherri në Shkodër, ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com