• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatori i drejtësisë

by Java News
11/09/2026 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mirjon Brahimllari

Muaji shtator është një muaj shumë i rëndësishëm në historinë e formimit të shtetit, drejtësisë dhe demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 17 shtator 1787 u nënshkrua Kushtetuta Amerikane (Constitution day), me parimet e kufizimit të pushtetit dhe vendosjen e drejtësisë në themel të rendit kushtetues. Por Etërit Themelues të Amerikës (the Founding Fathers) nuk e lanë drejtësinë vetëm si një premtim kushtetues.

Në 17 shtator 1787 vendosën drejtësinë në themel të Kushtetutës, në 24 shtator 1789 Kongresi miratoi `Judiciary Act` me të cilin u ndërtua arkitektura e gjyqësorit, dhe në 25 shtator 1789 u miratua `Bill of Rights` nëpërmjet të cilit u vendosën kufij konkret ndaj pushtetit. Etërit Themelues e dinin që drejtësia nuk mbrohet vetëm me fjalë por ajo kërkon institucione që ta mbrojnë. Jo më kot një prej tyre Aleksander Hamilton shprehej se “Detyra e parë e shoqërisë është drejtësia.”

Mësimi i shtatorit amerikan është se drejtësia nuk lihet në mëshirën e pushtetit. Kushtetuta vendos kufirin, gjyqësori ruan kufirin dhe ligji mbron qytetarin kur pushteti tenton ta kapërcejë atë. Historia na mëson se pavarësia e drejtësisë nuk është privilegj i gjyqtarëve, por është mekanizëm mbrojtës i qytetarit ndaj pushtetit.

Një shtet mund të mbijetojë pa shumë gjëra, por pa drejtësi, ai humbet arsyen për të cilën ekziston. Aristoteli thote se njeriu, kur është në gjendjen e tij më të mirë, është më fisniku i gjallesave; i ndarë nga ligji dhe drejtësia, bëhet më i keqi.

Rreth 250 vite me vonë, po në shtator, dhe për dreq po në datën 17 shtator në ditën e Kushtetutës Amerikane, homologët e Etërve Themelues të Amerikës në shtetin më proamerikan në planet, po përgatiten të miratojnë me ligj pagat e magjistratëve shqiptar, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithëse jashtë afatit të parashikuar nga ky vendim dhe me shumë gjasë në shkelje të parimeve dhe përcaktimeve që po ky vendim ka parashikuar.

Homologët shqiptar të Etërve Themelues, mbi 10 vite më parë, pasi e grisën dhe telendisën drejtësinë shqiptare, duke e anatemuar në sytë e publikut dhe madje duke e kthyer në armikun publik nr. 1 në vend, i`u rikthyhen edhe një herë avazit të vjetër. Duket është bërë rrugë se cdo dekadë, apo sa herë ka ndonjë ngjarje apo situatë jo të rehatshme për pushtetin, gjendet sistemi i drejtësisë, si mish për top, për të argëtuar masat. Ndryshuan ligjin, dy herë në dy vite, duke e ulur pagën magjistratëve, megjithëse ajo është paga e vetme e mbrojtur në Kushtetutë dhe e vetmja pagë që nuk mund të preket nga askush.

Madje disa nga parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara shkojnë edhe më tej, pasi jo vetëm që ulja apo prekja e pagës së magjistratit nuk mund t`i shkoj ndër mend pushteteve të tjera, por edhe rritja e pagës së tyre nuk mund të mbetet në dorë të legjislativit dhe ekzekutivit. Pasi magjistratët i`u drejtuan Gjykatës Kushtetuese dhe pritën disa vite, derisa me vendimin e saj u ndërpre shkelja e Kushtetutës, duke u konstatuar ulja e padrejtë e pagës së magjistratëve, filloi avazi i vjetër duke trumbetuar kudo se magjistratët duan rritje rroge, duan më shumë lekë, po shkallmojnë thesarin e shtetit, ikën paratë publike, pagat e gjyqësorit i miraton legjislativi madje ndonjëherë edhe ekzekutivi fill i vetëm.

Kësaj sjellje or tu`ngjat`jeta i thonë propagandë e përsëritur me qëllim delegjitimimin e pushtetit gjyqësor.

Por është e qartë, për ata që kanë sy e vesh për të parë e dëgjuar, zemër e mendje për të ndjerë e kuptuar, se magjistratët nuk kërkojnë rritje rroge, por kërkojnë dinjitet, respekt dhe mbështjetje për të përmbushur misionin që Kushtetuta i`u ka ngarkuar dhe për të cilin ata, në krye të herës, janë betuar.

Magjistratët kërkojnë atë që Etërit Themelues parashikuan me gërma të arta në Kushtetutën Amerikane 250 vite më parë, `Checks and Balances`, i cili në thelb ka pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Asnjëri pushtet nuk është mbi tjetrin dhe asnjë nuk është nën tjetrin. Të gjithë janë nën Kushtetutën.

Ndërkohë gjysma e shtatorit po kalon dhe sistemi i drejtësisë gjendet përballë faktit absurd dhe të paprecedent ku pagat e gjithë sistemit janë bllokuar me urdhër të Paradhomës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave – (Etërit Themelues ndoshta do dridhen në varr). Mund të jetë e pabesueshme se si një urdhër i tillë, “i Paradhomës“, është zbatuar menjëherë dhe me sy mbyllur nga të gjitha degët e thesarit të Republikës, duke paralizuar në këtë mënyrë një nga 3 pushtetet e vetë shtetit, por duket se tek ne, paradhoma e pushtetit është korridori ku ligji humbet zërin dhe urdhri fiton pushtetin.

Nëse paga e një gjyqtari mund të bllokohet nga një zyrë e pushtetit ekzekutiv, atëherë pavarësia e gjyqtarit mund të ekzistojë në Kushtetutë, por kjo allasoj pavarësie vihet në pikëpyetje edhe nga një degë thesari apo nga një paradhomë.

Kjo historia e Paradhomës të kujton shprehjen e Apelles, një prej piktorëve më të famshëm të Greqisë së lashtë, “O këpucar, mos shko përtej sandales.” Dhe meqënëse jemi tek piktorët, ndoshta kur shteti mbetet në dorë të piktorëve, ligji rrezikon të bëhet vetëm një penel në dorën e pushtetit.

Përvec historisë së Apelles, në mitologjinë greke është shumë interesant edhe miti i Ikarusit (tejkalimi i kufirit sjell rënien). Dedali ndërton krahë prej pendësh dhe dylli për veten dhe djalin e tij, Ikarusin, që të arratisen nga Kreta. Para fluturimit, Dedali e paralajmëron: mos fluturo shumë ulët dhe as shumë lart. Ikarusi, i dehur nga ndjenja e lirisë dhe fuqisë së re, ngrihet gjithnjë e më lart. Dielli shkrin dyllin, krahët shpërbëhen dhe ai bie në det.

Në një shtet të së drejtës, çdo pushtet ka këpucën e vet dhe çdo kompetencë ka kufirin e vet. Të kalosh njërin është si të bëhesh këpucari i Apelles përtej këpucës; të fluturosh përtej tjetrit është të përsëritësh fatin e Ikarusit.

Next Post
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Demokracia, jo më si vlerë lirie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In