• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elseid Hysaj rinovon, i përjetshëm tek Napoli

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elseid Hysaj përjetë te Napoli. Ky është përfundimi i marrëveshjes së arritur nga menaxheri i yllit shqiptar dhe drejtuesve të klubit italian, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Akordi për rinovimin e kontratës së 22-vjeçarin do të ratifikohet me hedhjen e firmës, që duket thjesht një formalitet, pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth të gjithë detajeve kontraktuale.

Marrëveshja parashikon rinovimin e kontratës me 5 vjet, plus opsionin për një tjetër sezon, ndërsa klauzola e përcaktuar për shitjen e mbrojtësit shkodran është plot 50 milionë euro.

Marrëveshja përmirëson edhe rrogën e Hysaj-t, e cila është rritur në mënyrë të ndjeshme. Nga 600 mijë euro që përfitonte momentalisht, kuqeziu do të fitojë 1,6 milionë euro në vit, me pagesën që do të jetë në rritje progresive pas çdo sezoni, deri sa të arrijë vlerën e 2,3 milionë eurove.

Përmirësimi i kushteve të kontratës së numrit 2 të Napolit dhe Kombëtares shqiptare është cilësuar një veprim i natyrshëm, pasi bëhet fjalë për mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë në Serinë A italiane.

Elseid Hysaj u transferua te Napoli në verën e vitit 2015 për 5 milionë euro, ndërsa momentalisht kartoni i tij kushton të paktën gjashtë herë më tepër, me klubet e mëdha europiane, si Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munchen apo Arsenal dhe Chelsea që kanë shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit shkodran./shqip/a.k

Next Post
Ka nisur në Tiranë Festivali i Dadaizmit, performojnë artistë shqiptarë e të huaj

Ka nisur në Tiranë Festivali i Dadaizmit, performojnë artistë shqiptarë e të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com