• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka nisur në Tiranë Festivali i Dadaizmit, performojnë artistë shqiptarë e të huaj

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

100 vjetori i lëvizjes artistike Dada po festohet edhe në Tiranë, me aktivitete të shumta kulturore.

“Bëhu DADA për 5 ditë – ndiq veprimtaritë dadaEAST- dadaDAYS”, është logoja e festivalit të letërsisë dhe performancës që po organizon (26-30 shtator) shoqata kulturore “Poeteka” te instalacioni “Reja” i japonezit Fujimoto, në Galerinë Kombëtare të Arteve, transmeton ATSH.

Në natën e parë të këtij festivali ishte i ftuar artisti izraelit, Dror Liberman, me performancën “Diçka lëviz midis mustaqeve dhe kapelës”. Festivali i Letërsisë dhe Performancës, titulluar “DadaEast/Dada-Days” synon të prezantojë një koncept të bashkuar të një Europe, e cila në perspektivë artistike shfaqet pa kufizime dhe pa kufij kulturorë, ku të gjitha vendet kontribuojnë bashkë.

Manifestimi i Dadaizmit, rrymë letrare e artistike që mbush 100-vjetorin, sipas drejtorit të Festivalit, Arjan Leka vjen me një synim të caktuar në terrenin e munguar të letërsisë shqipe

Performancat e artistëve kanë rikthyer në kujtesën e publikut poezitë dhe poetët që shpërthyen në një mënyrë të veçantë një shekull më parë kundër formave tradicionale të letërsisë.

Disa autorë që e përfaqësojnë dadaizmin si Apollinier, Aragoni e më gjerë janë bërë pas rënies së komunizmit të njohur dhe të dashur nga lexuesit shqiptarë.

Të ftuar përgjatë gjithë ditëve të organizimit të këtij festivali janë artistë nga Austria, Bosnje Hercegovina, Gjermania, Franca, Rumania, Zvicra, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Italia, Greqia, si Jani Osëald, Ervina Halili, Zvonko Karanović, Demosteni Agrafiotis, Željko Barišić, Franko Bušić, Zunaza Finger-përkthyese nga gjuha shqipe edhe gjuhët sllave në gjermanisht, Patrick Dubost autor i tridhjetë librave dhe dy albumeve, Dorian Steinhoff, performues i poezisë slam, libri i të cilit “Drita e flakës në fytyrat tona” do të vijë në shqip në ditët e festivalit nën logon e botime “Poeteka” përkthyer nga Sokol Mici.

100 vite më parë në Zyrih, një grup artisësh që emigruan për shkak të Luftës së Parë Botërore, u mblodhën në një klub, që e quajtën “Cabaret Voltaire”.

Nga aty bënë thirrje për veprime revolucionare, që do të shembnin kufijtë që ndanin jetën nga arti. Ata e quajtën këtë lëvizje “DADA”, si një grupim i ri hipermodern, internacional dhe provokativ. (b.an)

Next Post
Gusht, shtrenjtohen ushqimet dhe shërbimi arsimor,inflacioni rritet 2%

Statistikat e INSTAT, rritet me 6.2 % tregtia me pakicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com