• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eliminon përmbytjet, i përgjigjet zhvillimit të zonës”, Balluku inspekton nga afër nënstacionin në Fier

by
24/05/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një investim i rëndësishëm prej rreth 1.6 milionë eurosh është kryer në Nënstacionin elektrik të Hoxharës në rrethin e Fierit si dhe për rikonstruksionin dhe fuqizimin e segmentit të linjës 35kV TEC Fier – Hoxharë.

Përmes kësaj ndërhyrjeje është bërë i mundur rikonstruksioni i nënstacionit, si nga ana ndërtimore ashtu edhe ajo elektrike duke pothuajse dyfishuar kapacitetet e tij.

Gjatë një inspektimi të kryer në këtë nënstacion Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi rëndësinë që kanë këto investime të kryera nga OSHEE, si për plotësimin e nevojave të banorëve, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomik të zonës

“Nënstacioni i Hoxharës është një nga nënstacionet më të rëndësishme që ne kemi. Në 2018 këtu kemi pasur një përmbytje të madhe, për shkak të problematikave që ka pasur hidrovori. Ky është hidrovori, i cili shkarkon të gjithë prurjet e Vjosës, pra hidrovori i Fier-Vlorës e quajmë ne ndryshe, i cili për shkak të këtij suporti teknologjik, që do të ketë me nënstacionin e ri, nuk do të ketë më asnjë problem. Gjithashtu ky investim është shumë i rëndësishëm për ne si Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi akomodon dhe do të akomodojë të gjitha investimet që vijnë në fushën e energjisë së rinovueshme në këtë zonë”, tha ministrja Balluku.

Investimet e realizuara dhe ato të cilat do të nisin së shpejt, shtoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të mirë studiuara pasi mbulojnë jo vetëm nevojat aktuale në zonat ku ato realizohen, por njëkohësisht i përgjigjen edhe zhvillimit të tyre në të ardhmen.

“Prej vitesh në OSHEE dhe sidomos këto 3 vitet e fundit, kemi bërë investime me studime të mirëfillta, studime të thella të cilat zgjidhin problematikat që ne kemi për momentin, por nga ana tjetër edhe adresojnë nevojat që do të kemi në të ardhmen. Çdo investim që ne bëjmë në kë sektor, janë investime të cilat jo vetëm kontribuojnë në këto momente për ekonominë, për biznesin, për bujqësinë, për qytetarët por edhe në dekadat e ardhshme. Të gjitha investimet janë bërë në mënyrë të tillë që të akomodojnë nevojat e biznesit, nevojat e zhvillimit ekonomike, nevojat e zhvillimeve të parqeve fotovoltaike apo edhe zhvillimeve të tjera minimalisht për një dekadë të ardhshme”, theksoi Balluku.

Gerti Bilero, Drejtor i Tensionit të Lartë, Njësia Jugperëndim, OSSH bëri të ditur se në qarkun e Fierit aktualisht po investohet në nënstacionin e Divjakës ndërsa janë planifikuar ndërhyrje edhe në nënstacionet e tjera që janë pjesë e këtij qarku.

/b.h

Next Post
Gara në PD/ Shehaj: Në 13 qershor nuk do të vendosim për kryetarin e ri, por nëse do të fitojmë apo humbim në zgjedhjet e tjera

Gara në PD/ Shehaj: Në 13 qershor nuk do të vendosim për kryetarin e ri, por nëse do të fitojmë apo humbim në zgjedhjet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In