• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasani, qyteti i festivaleve teatrore dhe muzikore

Kapaj “Bashkia promotore e jetës artistike”

by A R
16/10/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Elbasani është qyteti i festivaleve, ku pas atij të Teatrove Profesioniste nga Balkani, dje nisi Takimi Kombetar i Orkestrave te Harqeve.

Qyteti, një histori e mbushur me art dhe kulturë

Historia e trevave të Elbasanit, është ë mbushur me art dhe kulturë prej shekujsh. Ajo e ka zanafillën e saj në shekullin e II-të p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e II-të qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin  “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI – VII. Elbasani u zhvillua si qendër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim të dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth. Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të veçantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku. Një zhvillim të vrullshëm mori  qyteti i Elbasanit në shek.  XVII me krijimin, organizimin dhe  funksionimin e 60 llojeve të  zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili është ndër  më  të  vjetrit në Ballkan. Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Çikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani, shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.

Po sot

Elbasani sot mbetet kryeqendra e koncerteve dhe festivaleve artistike dhe teatrore. Prej 2 javësh salla ë Teatrit “Skampa” zjen nga zërat e aktorëve të talentuar shqiptarë dhe ballkanikë. Dhe fill pas tij, dje nisi edhe Takimi  Kombetar i Orkestrave të Harqeve nën kujdesin ë Ministrisë Kulturës, Bashkisë, dhe Mjeshtrit Blerim Narazani. Elbasani ka sot Muzeun Etnografik më të vjetrin në Shqipëri, me vlera të rralla historike. Prej vitesh Elbasani është në axhendën e mjaft agjensive turistike nga Franca deri në Mongoli, nga SHBA deri në Australi. Lidhjet e hershme me kulturat ë lashta, e kanë renditur  Elbasanin, ndër qytetet ë vizitueshme nga të huajt. Elbasani është qyteti festivaleve kombetare dhe ndërkombëtare teatrore, i festivaleve të këngës dhe parodisë. Skena e Teatrit “Skampa” shprehet drejtori Klition Kapaj “është arena ku shfaqin talentin e tyre artistë me fame, dhe aktorët ë rinj, ne u kemi hapur dyert  atyre, duke mos harruar se  kemi  dhe  një publik fantastik,  i cili i ndjek premierat dhe shfaqjet gjithmonë kur qyteti kthehet në qendër eventesh”.  Elbasani ka sot dhjetra festa tradicionale, të cilat vijnë qysh nga lashtësia dhe më herët. Festa e Ullirit, festa e “Ditës së Verës”, festa e Qershive, festa e Gështenjave, festa ë Karnavaleve, festa e Ujit të Bekuar, festa e Treganit, festa e Funarit, festivalet krahinore dhe ato qytetase. Elbasani prej vitesh ka marrë mbështetje të fuqishme financiare nga qeveria Rama dhe bashkia ë qytetit. Gledian Llatja shprehet se “Elbasani tanimë, e ka të afirmuar emrin e tij, si një qytet i bukur, i pastër, i lakmueshëm për të jetuar, me resurse të jashtëzakonshme turistike, historike dhe arkeologjike, duke tërhequr vëmëndjen e vendasve dhe të huajve, si qyteti ku  investimet kanë transformuar gjithçka”. Shumë shpejt Elbasani do të jetë epiqendra e garave  nderkombetare të “Formula 1”, me një pistë modern, ë cila po investohet nga qeveria Rama, dhe që do ta ktheje qytetin në vëmëndjen ë mjaft mediave të huaja, si qyteti i parë i garave të shpejta në Shqiperi, dhe jo vetëm.

Next Post
“Rama nuk do të jetë në protestën për UÇK”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon

“Rama nuk do të jetë në protestën për UÇK”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In