• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama nuk do të jetë në protestën për UÇK”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon

by A R
16/10/2025 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në protestën e nesërme që zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Lajmin e dha nga foltorja e parlamentit, kreu i grupit socialist Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike për mocion me debat për gjenocidin në Kosovë, në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se asgjë e mirë nuk vjen nga Sali Berisha në lidhje me Kosovën.

“Kuvendi ka miratuar nga vitit 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i takon gjithçkaje ka ndodhur në Kosovë. Të gjitha qëndrimet në kohën e duhur dhe çështjen e duhur për situatën dhe mbështetjen që kërkonte Kosova. Do të kërkoja që para se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i lexoni. Asgjë që vjen nga Sali Berisha e kur lidhet me Kosovën nuk ka për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë”.

Sipas tij vendimi i PD-së për të bojkotuar protestën në mbështetje të UÇK-së konfirmon qëndrimin kundër interesit të Kosovës, ndërsa i fton të bëhen pjesë e protestës, pasi kreu i qeverisë nuk do të marrë pjesë në të. Gjithashtu Balla u kërkoi që të mbajnë protestë në vend tjetër po në mbështetje të Kosovës për të treguar se kjo është një çështje që na bashkon.

“Vendimi juaj i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën mbarëkombëtare për mbështetjen e UCK është konfirmimi i qëndrimit kundër interesit të Kosovës, meqë nuk do jeni përkrah kryeministrit, kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë. Hajdeni pse nuk vini? Sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni të vini me organizatat e veteranët e luftës së UÇK. Mos hajdeni në shesh me ne, por bëjeni në SHQUP ose në një shesh tjetër dhe  me këtë rast do t’ju vijnë më shumë. Se kjo është një çështjet që na bashkon që populli shqiptar e quan: Një komb, një qëndrim”.

Next Post
Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin

Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com