• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Vrau babain e 2 fëmijëve, autori: Më detyroi vetë ta qëlloja me thikë

by A R
31/05/2017 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ai ishte i pasur, ndërsa unë jam sëmurë”. Këto kanë qenë fjalët e Edvin Gjinit gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, i akuzuar për vrasjen e Renald Pulakut. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e asnjë familjari.

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin Gjini, i cili qëlloi për vdekje me thikë babain e dy fëmijëve të premten e kaluar. Kryesuesja e trupit gjykues, Zamira Vyshka, vendosi të lërë në burg 38-vjeçarin Gjini. Autori i dyshuar pranoi krimin, por nuk shprehu pendesë.

Sipas burimeve, i pyetur nga trupi gjykues për krimin, Gjini ka deklaruar se “M’u errësua vetëdija, as vetë nuk e di se si e vrava ashtu”. Dëshmia e tij është dhënë në prani të avokatit të caktuar nga gjykata. Ndërkohë, gjatë gjithë seancës gjyqësore Gjini ka qenë shumë aktiv, duke pohuar ndër të tjera: “Ai ishte i pasur, më ngacmonte gjithnjë, prandaj dhe e vrava me thikë. Unë jam i sëmurë dhe mjekohem”.

Mbrëmjen e së premtes Edvin Gjini, i cili e ka pohuar edhe vetë se mjekohet pasi dyshohet se është konsumues i lëndëve narkotike, vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, babain e dy fëmijëve, Renald Pulaku.

Mes tyre ka pasur një sherr të vjetër për shkak të familjeve të tyre, të cilat janë konflikuar për një dyqan në lagjen ku edhe banojnë. Sherri mes prindërve kaloi te fëmijët dhe Gjini gjatë seancës gjyqësore ka pohuar se ka qenë gjithnjë Pulaku ai që e ka ngacmuar me fjalë deri në atë pikë se edhe e detyroi atë ta vriste. Prindërit e viktimës kanë një dyqan për shitjen e byrekëve, ndërsa edhe prindërve të autorit u kishte lindur ideja për të hapur një dyqan të tillë, por për shkak të konkurrencës familja e viktimës nuk i ka lejuar ata.

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In