• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimi i Nikulajt, Manja i përgjigjet Berishës: Vëllavrasjen e ke në ADN prej 32 vitesh!

by A R
20/04/2023 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili është njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, u pyet për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin. Manja kërkoi nga organet ligjzbatuese që të zbardhet menjëherë kjo ngjarje dhe autorët e krimit të shkojnë përpara drejtësisë. Ai i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës, duke u shprehur se për ta ndjen vetëm “neveri dhe përçmim”.

“E para dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim në këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, më pas jemi aleatë apo mund jemi dhe kundërshtarë politikë. Por në rastin konkretë duhet të bashkohemi në një kërkesë. Atë të zbardhjes menjëherë të kësaj ngjarje dhe të vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar menjëherë përpara drejtësisë. Tani lidhur me akuzat e djeshme, unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politik apo për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri dhe përçmim, por është momenti  të ftoj edhe njëherë organet ligjzbatuese që një orë e më përpara të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të shkojnë përpara drejtësisë”, u shpreh Manja.

Kujtojmë që një ditë më parë, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se Nikulaj ka marrë kërcënime ditët e fundit nga ata që ai i quajti “mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu”.

Ardian Nikulaj u ekzekutua të mërkurën në lokalin e tij teksa konsumonte kafe. Ai u qëllua me armë nga një person ende i paidentifikuar, i cili ishte pajisur me skafandër në kokë, maskë, jelek fosforeshent dhe lëvizte me motor.

Nikulaj ishte emër i njohur në zonë. Përveç bizneseve në fushën e hoteleri turizmit, ai njihej edhe për aktivitetin politik pasi në vitin 2021 kishte kandiduar për deputet.

/a.r

Next Post
Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe zjarrëfikësit/ Kushi dhe Çuçi japin detaje

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe zjarrëfikësit/ Kushi dhe Çuçi japin detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In