• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i 25-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e autorit: Arma dhe rrobat s’janë të miat, kam njohje me Xhuljanon po nuk e vrava

by Java News
26/08/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe një ditë pas arrestimit, autori i dyshuar i vrasjes së Xhuljano Bullarit vijon të këmbëngulë se ai nuk ka lidhje me krimin.

Në ditën e dytë të marrjes në pyetje nga grupi hetimor, e ka mohuar të jetë ai personi që ka qëlluar të riun nga Tirana duke e lënë të vdekur në makinë në fshatin Babicë.

‘Arma dhe rrobat nuk janë të miat, kam njohje me 25-vjeçarin po nuk e vrava. Kam qënë i përfshirë gabimisht në ngjarje’- mësohet të ketë thënë Selmanaj i cili i ka qëndruar me bindje të plotë deklaratës se ai nuk e vrau të riun.

Burimet thanë se 39-vjeçari që u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, po mbahet në paraburgim në Policinë e Vlorës, ku ditën e premte pritet të dalë në gjykatë për seancën e vlerësimit të masës së arrestit.

Mësohet se autori i dyshuar e ka mohuar edhe që rrobat e gjetura nga policia, për të cilat dyshohet se ai i mbante veshur ditën e krimit, të jenë të tijat.

I arrestuari, me origjinë nga Elbasani, është person me precedentë të shumtë penalë, kryesisht në fushën e vjedhjeve.

Bledar Selmanaj rezulton emër i njohur për Policinë dhe hera e fundit kur, Selmanaj u arrestua dhe u dënua ishte viti 2012.

Përkundër deklaratave mohuese të tij, për hetuesit, arma e gjetur e groposur pranë banesës së Selmanajt, e implikon direkt në vrasje.

Por do të jenë provat balistike të pistoletës, që do të zbulojnë përfundimisht nëse ajo është përdorur për të kryer ekzekutimin e 25-vjeçarit.

Nga ana e Policisë dhe Prokurorisë së Vlorës vijon puna për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

g.kosovari

Next Post
“Nuk do nxjerrim studentët për refugjatët”/ Rama: Afganët mund të mos vijnë fare në konvikte!

"Nuk do nxjerrim studentët për refugjatët"/ Rama: Afganët mund të mos vijnë fare në konvikte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In