Partia djathtiste gjermane “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ka bërë thirrje për rikthimin e gjysmë milioni refugjatë sirianë që jetojnë në Gjermani, me arsyetimin se lufta tashmë ka përfunduar.
Ata thanë se edhe presidenti sirian, Bashar al- Assad, u ka bërë thirrje refugjatëve të rikthehen në vendin e tyre.
Ushtria siriane ka shpallur fitore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), duke thënë se kanë rimarrë qytetin e fundit të IS-it, pas tri viteve.
Kombet e Bashkuara, kanë thënë se luftimet ende po vazhdojnë në shumë zona. /b.d