• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar/ Një ‘rrugëtim’ i jetës së Ismail Qemalit drejt Kosovës

by Java News
04/06/2019 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, përmes gjurmëve të gjithë veprimtarisë së tij, ka marrë jetë përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ismail Qemali, ministri i parë reformator dhe liberal i shtetit shqiptar, përmes gjithë objekteve të kësaj ekspozite është shfaqur me një profil të plotë, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes. Ekspozita me titull “Rrugëtim-Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor. Kjo ekspozitë u mundësua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.  Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, përshëndeti Selim Bazeraj, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi; Prof. Ass. Dr. Bujar Dugolli dhe Vjollca Aliu, drejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës dhe drejtuese e Muzeut.

“Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për mbarë kombin shqiptar. Koha në të cilën lindi dhe jetoi, kultura dhe arsimimi që kishte, kalimi i një pjese të jetës në internim, titujt e ndryshëm që mori në shërbim të Perandorisë Osmane, dashuria për vendlindjen, si edhe kujdesi që t’i shërbente lirisë dhe pavarësisë së atdheut i dhanë Ismail Qemalit aftësinë, që të arrinte realizimin e aspiratës aq të dëshiruar të popullit të tij, ngritjen e flamurit kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.”, tha Dorian Koçi në një intervistë për “Shqiptarja.com” pas kthimit në Tiranë. Drejtori i MHK-sw, Koçi, kujton se ky bashkëpunim erdhi pas suksesit të vitit të kaluar, qw shënoi edhe kulmin e marrëdhënieve mes dy institucioneve qendrore muzeore të Shqipërisë dhe Kosovës, duke organizuar bashkëpunime, aktivitete dhe takime të shumta.

Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, në janar të vitit 1844, në qytetin, ku 68 vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe vdiq në Peruxhia më 24 janar 1919. Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e flamurit më 28 Nëntor u zhvilluan në shtëpinë ku ka lindur Ismail Qemali. Drejtori i MHK-së, Dorian Koçi e quan të rëndësishëm njohjen e kontributit dhe veprimtarisë së Ismail Qemalit në Kosovë.

Intervista
100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit është përkujtuar me dhjetëra aktivitete në Tiranë, e sidomos ne Muzeun Historik Kombëtar. Pse menduat qw një përkujtimore e tillw nuk duhet t’i mungonte dhe Kosovës?
-Po dihet, se me veprimtarinë e tij të gjithanshme politike e diplomatike, Ismail Qemali u radhit ndër personalitetet më të përparuara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në fillimin e shek. XX. Atdhedashuria dhe kontributi i tij në çështjen shqiptare e ngrenë Ismail Qemalin në krye të figurave tona kombëtare, krahas asaj të Skënderbeut. Ismail Qemali u dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit, në pragun e Luftërave Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike së bashku me Luigj Gurakuqin ndërmori një aksion të ri politik për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë, ku u takua me personalitete politike austro-hungareze e me përfaqësues diplomatikë të Fuqive të Mëdha, ku siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare.

Si është konceptuar kjo ekspozitë?
-Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit. Ajo hapet me fotografinë e tij në moshën 27 vjeçare, në një nga shumë funksionet që ai ushtroi në Perandorinë Osmane,si President i Komisionit Europian të Danubit. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore Ismail Qemali u shqua si njeri me ide liberale dhe reformatore. Për shkak të pikëpamjeve përparimtare dhe liberale Ismail Qemali për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, në maj 1900 u arratis nga Turqia dhe iu kushtua  çështjes kombëtare shqiptare. Të gjitha këto pasqyrohen në dokumente që ekspozuam. Arratisja përshkruhet në botimin e datës 4 maj 1900 te gazeta franceze “Le Constitutionnel”.

Cilat janë elementë më të veçanta të kësaj ekspozite, ku “udhëtimi” i Ismail Qemalit shfaqet më i qartë?
– Ekspozita prezanton për publikun objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafiki përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, si edhe libra dedikuar Ismail Qemalit. Udhëtimi i Ismail Qemalit me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, nga Trieste për në Durrës, përshkruhet në fotografitë dhe shkrimet e gazetave “Le Figaro” dhe “La Presse”. Pasi u kthye në Shqipëri, thirri mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë. Në këtë Kuvend, që u mblodh më 28 nëntor 1912, lexoi deklaratën e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Ky akt përmendet në gazetat prestigjioze franceze të kohës “Le Figaro” dhe “Le Gaulois”.

Në fillim të janarit të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u dërgoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të mbledhur në Konferencën e Londrës, një memorandum për të mbrojtur kufijtë natyrorë shqiptarë. Ismail Qemali dhe delegatë të qeverisë së Vlorës u nisën për në Europë. Ata vizituan Romën, Parisin dhe Londrën, ku zhvilluan veprimtari të dendur diplomatike në kancelaritë e Fuqive të Mëdha, për të siguruar mbështetjen e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Këto momente paraqiten në fotografi dhe në shkrimet e gazetave franceze “Le Matin” dhe “Le Radical”.

Ka dokumente për aktin e dorëheqjes së Ismail Qemalit?
-Më 22 janar 1914, Ismail Qemal Vlora dha dorëheqjen, duke ia kaluar tërësisht pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Me këtë akt u shënua dhe rënia e Qeverisë së tij, që ishte krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 4 dhjetor 1912. Ky akt është publikuar në shkrimet e gazetave franceze “Le Journal”, “Le Matin” dhe “Le Figaro”. Vitet e fundit të jetës Ismail Qemal Vlora i kaloi në mërgim (Itali, Spanjë, Francë), duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut. Në shtypin dhe arkivat e huaja, si ato shqiptare janë ruajtur të gjitha udhëtimet e Ismail Qemalit, deri në fundin e jetës së tij. Ismail Qemali vdiq në Peruxha të Italisë më 26 janar 1919. Më 12 shkurt trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me flamurin kombëtar, u shoqërua në Kaninë. Në ceremoninë e varrimit u mbajtën dy fjalime nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Me rastin e 20-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1932, u vendos në një varr të ri monumental në lulishten pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, me një ceremoni shtetërore të posaçme. Përmendorja e “Flamurtarit”, që ngrihet mbi këtë varr, e realizuar nga Odhise Paskali, simbolizon kurorëzimin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar me Shpalljen e Pavarësisë.

Next Post
FOTO/ Projekti i qendrës së qytetit, Fieri me zonë pedonale pas rehabilitimit të Gjanicës

FOTO/ Projekti i qendrës së qytetit, Fieri me zonë pedonale pas rehabilitimit të Gjanicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

August 15, 2026
Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

August 15, 2026
Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

August 15, 2026
Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

August 15, 2026
Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

August 15, 2026
VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

August 15, 2026
Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

August 15, 2026
Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

August 15, 2026
DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

August 15, 2026
Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com