• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti shqiptar i shëndetit publik në Londër: Duhen 12-14 ditë që të nisi krijimi i antitrupave nga vaksina, mbas 21 ditësh kërkohet…

by Java News
04/12/2020 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi nxisin mosbesimin te vaksinat dhe mund të ulin nivelet e vaksinimit për Covid-19 në Amerikë dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten.

Studimi, ku morën pjesë 8000 njerëz nga të dyja vendet, zbuloi se më pak njerëz do ta “bënin patjetër” vaksinën sesa vlerësimi i shkencëtarëve, sipas të cilëve është e nevojshme që vaksinën ta marrë 55% e popullsisë për të siguruar të ashtuquajturin “imunitet të tufës”.

E ndërkohë, e shpejtë në maksimum për dhënien e dritës jeshile u tregua Mbretëria e Bashkuar, e cila për çështje orësh pret shpërndarjen e 40 milionë dozave të vaksinës nga Pfizer dhe BioNTech.

Për këto zhvillime foli në A2 nga Londra eksperti i shëndetit publik, Laidon Shapo, i cili tha se nuk duhet të ekzistojë frika për të bërë vaksinën, pasi i ka kaluar të gjitha testet dhe është e sigurt.

“Çdo proces vaksinimi ka hasur probleme, duke u gjykuar nga popullata. Efektshmëria e vaksinës, siguria e saj, janë trajtuar me shumë kujdes nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Vaksina u pa në fazën e fundit, me një efektshmëri 95% tek të gjitha grupmoshat, kjo tregon se nuk ka arsye nga popullata për të qenë e frikësuar nga efektet. Efektet anësore, të tipit psikologjik, lidhen me faktin se vaksina është e re. Problemet qëndrojnë vetëm në transportimin e vaksinës, e cila duhet të qëndrojë në temperatura shumë të ulëta”.

Si vepron vaksina e Pfizer dhe BioNTech?

“Përmes vaksinimit, personat marrin një variant sintetik të virusit. Kjo do të thotë se në trup futet një proteinë sintetike e sipërfaqes virale, e gjembaçëve, aty ku kapet virusi. Qelizat e lexojnë këtë menjëherë dhe e marrin si një trup të huaj dhe ndaj saj reagojnë duke krijuar antitrupa dhe qeliza T, të cilat shkojnë të neutralizojnë këtë trup të huaj. Kërkohen 28 ditë nga marrja e dozës së parë të vaksinës që të krijohet imuniteti. Këtë e kanë treguar studimet e fazës së tretë të vaksinës Pfizer dhe BioNTech. Pas bërjes së vaksinës, duhen 12-14 ditë që të nisi krijimi i antitrupave, mbas 21 ditësh kërkohet injektimi i dozës së dytë të vaksinës dhe pas 7 ditësh nga doza e dytë, personi quhet se ka imunitet. Tashmë diskutohet se si do të jetë ky imunitet, se sa do të zgjasë. Një përgjigje tani mund të japim vetëm duke iu referuar “kushërinjve” të tij korona. Ata kalojnë një imunitet nga 6 muaj deri në shumë vite. Është bërë një studim dhe është parë që ata që kanë kaluar Sars në vitin 2003, një pjesë e tyre, 20-30% janë të gatshëm të luftojnë Covid-19. Kjo na bën të jemi disi entuziast”.
g.kosovari
Next Post
Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

September 3, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

Trump i kërkon Evropës që të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës: Iu dhanë miliarda dollarë falas, por…!

September 3, 2026
Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

September 3, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

September 3, 2026
Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

September 3, 2026
VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

September 3, 2026
Zelenskyy deklaron se ka marrë informacione nga SHBA në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s në Moskë -

Zelensky: Negociatorët amerikanë së shpejti në Kiev dhe Moskë, presim takim shumë të rëndësishëm!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com