• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

by E B
29/07/2026 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta hibride po bëhet gjithnjë e më tepër një fenomen me të cilin po përballën shumë shtete e shoqëri.

Eksperti moldav Valeriu Pașa shpjegon në një intervistë për Report TV, se kjo luftë shfaqet në forma të ndryshme por me një objektiv të qarte, t’i drejtojnë qytetarët kundër interesave kombëtare.

“Mund të nisë nga ndërhyrja politike, kur një qeveri e huaj, përmes shërbimeve të saj speciale, financon aktorë politikë, krijon aktorë politikë dhe përpiqet t’i sjellë ata në pushtet, duke marrë kështu nën kontroll pjesë të sovranitetit të vendeve të tjera. Mund të jenë sulme kibernetike, vjedhje informacioni, dëmtim i ekonomisë së një vendi apo ndërprerje e shërbimeve publike”, thotë Pașa.

Përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe pozicioni i saj si vend anëtar i NATO-s, sipas ekspertit moldav, e bëjnë atë objektiv të drejtpërdrejtë të ndërhyrjeve ruse.

“Dobësimi i Bashkimit Europian, që nënkupton edhe goditjen e procesit të zgjerimit apo krijimin e kostove të konsiderueshme për shtetet anëtare dhe për Bashkimin Europian në tërësi për shkak të këtij zgjerimi, përbën një interes themelor të Rusisë. Shkatërrimi i Bashkimit Europian, shpërbërja e tij apo kthimi i tij në një organizëm jofunksional është në interesin e Rusisë. Ky është objektivi i saj në lidhje me Bashkimin Europian. E njëjta gjë vlen edhe për NATO-n, sepse, nëse flasim për Shqipërinë, ajo nuk është vetëm një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por edhe një shtet anëtar i NATO-s. Ata e urrejnë NATO-n. Duan ta shkatërrojnë NATO-n”, shpjegon eksperti.

Por Rusia nuk është i vetmi kërcënim. Shqipëria, sipas Pașës, është vendosur edhe në shënjestrën e Iranit për shkak të strehimit të opozitarëve iranianë.
Përballë këtyre rreziqeve, shteti duhet fillimisht të kuptojë objektivat e vendeve që kryejnë sulmet dhe më pas të hartojë një strategji të qartë kundër tyre.
“Hapi i parë është të kuptojmë se çfarë po përpiqen të arrijnë. Ky është hapi i parë drejt ndërtimit të një kundërstrategjie efikase. E dyta është transparenca. Transparenca ndërton besim. Kjo është shumë e rëndësishme. Përkundrazi, çdo rast në të cilin fshihet informacioni me interes publik krijon boshllëqe që mbushen menjëherë me propagandë dhe dezinformim”, shpjegon Pașa.

Eksperti moldav paralajmëron se një prej rezultateve më të rrezikshme të dizinformimit është humbja e besimit të qytetarëve te institucionet, mediat dhe shoqëria civile.

“Njerëzit arrijnë ndoshta në pikën ku thonë: ‘Nuk i besoj askujt.’ Ky është rezultati i përsosur. Një shoqëri që nuk i beson askujt është shumë më e lehtë për t’u manipuluar”, vijon Pașa.

Për ekspertin moldav, kërcënimet hibride nuk mund të luftohen vetëm nga qeveria. Përgjigjja kërkon përfshirjen e institucioneve, partive politike, mediave të pavarura dhe të gjithë shoqërisë.

Next Post
Elvana Gjata bashkon forcat me fenomenin viral Rilind Alimani, më 30 korrik publikohet dueti “Po du”

Elvana Gjata bashkon forcat me fenomenin viral Rilind Alimani, më 30 korrik publikohet dueti Po du

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Rasti kur “rojtari” i drejtësisë kapet në gjumë

September 13, 2026
Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

September 13, 2026
Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

September 13, 2026
Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

September 13, 2026
Aeroplani i kongresmenit të Wisconsinit bën ulje urgjente në një liqen, Tiffany dhe piloti notojnë drejt bregut -

Aeroplani i kongresmenit të Wisconsinit bën ulje urgjente në një liqen, Tiffany dhe piloti notojnë drejt bregut –

September 13, 2026
Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

September 13, 2026
Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com