• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti amerikan: “Shqipëria dhe Kosova ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk”

by Java News
29/04/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se rreziku që paraqet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë në Ballkan është real. Sipas tij, udhëheqësit e vendeve të rajonit duhet ta marrin seriozisht atë. Prof.Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, thotë se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duket të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të mirë se Shqipëria as miq më të mirë se shqiptarët. Kërcënimet ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës janë në proporcion të drejtpërdrejtë me afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve shqiptare. Kërcënimi është real, përfaqëson një rrezik të vërtetë. Udhëheqësit politikë në botën shqiptare duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të ruhen nga kërcënimet ndaj sovranitetit që vjen nga Rusia dhe Turqia”, u shpreh ai.

Ky është një problem jo vetëm për vendet me shumicë shqiptare, por edhe vendet e tjera të rajonit.

“Rusia e kundërshton me forcë anëtarësimin e vendeve të këtij rajoni në Ballkan. Kjo është arsyeja që ata organizuan një grusht shteti në Mal të Zi, që mbështetën partinë ultranacionaliste VMRO në Maqedoni. Rusia ka një program dhe ky është që të minojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë si pikë sulmi jo vetëm kundër institucioneve euro-atlantike por edhe vetë Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për çështje sigurie, në drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Për të frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë dhe që Bashkimi Evropian të integrojë më shumë në institucionet e veta Kosovën dhe Shqipërinë”, theksoi Philips.

Next Post
AKU/ Midhja e Butrintit me salmonelë, shkak derdhja e ujrave të zeza në liqen

AKU/ Midhja e Butrintit me salmonelë, shkak derdhja e ujrave të zeza në liqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse Berisha e prish skemën e studentëve të Serbisë

October 27, 2026
“Secili do të marrë hakun e vet”, shoqata e siguruesve: Nuk ka rritje të çmimit, ja si do të procedohet me siguracionet

Rritet numri i aksidenteve rrugore, 107 ngjarje vetëm në shtator, 130 persona humbën jetën ose u plagosën!

October 27, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

“Buxheti historik, kalon 10 mld euro”- Rama i përgjigjet Berishës: Ngroh sallatën tënde të urrejtjes dhe injorancës me dokumente gjysmë të pjekura, nesër…!

October 27, 2026
“PD do vendosë taksën e sheshtë 10%”- Berisha kundër Paketës Fiskale: Rritja e taksave falimentim për shqiptarët, paratë përfundojnë në xhepat e narkoshtetit!

“PD do vendosë taksën e sheshtë 10%”- Berisha kundër Paketës Fiskale: Rritja e taksave falimentim për shqiptarët, paratë përfundojnë në xhepat e narkoshtetit!

October 27, 2026
Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

October 27, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Vuçiç i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve

October 27, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am!

October 27, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

October 27, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

October 27, 2026
Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In