• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU/ Midhja e Butrintit me salmonelë, shkak derdhja e ujrave të zeza në liqen

by Java News
29/04/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fenomeni i derdhjes së ujërave të zeza të Sarandës dhe rrethinave në Kanalin e Çukës vijon të mbetet shqetësues, ndërsa ka ndikuar në “infektimin” e midhjeve që kultivohen në liqenin e Butrintit.Bashkë me ujin e Bistricës, ato përfundojnë në det. Kjo situatë mbetet e njëjtë që nga funddhjetori i vitit të kaluar. Problem shqetësues dhe kryesor, i pazgjidhur për vite e vite me radhë, është tubacioni i linjës furnizuese të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza.

Ky është investim i nisur në vitin 2007, punimet e të cilit kanë përfunduar në vitin 2013, por që ende nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia Sarandë dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve për shkak të problemeve të herëpashershme të shfaqura gjatë këtyre viteve. Sipas informacioneve nga Ujësjellësi i Sarandës, tubacioni kryesor është jashtë standardit dhe për rrjedhojë çahet shpeshherë.

Çarja e fundit ka bërë që ujërat e zeza, përveçse derdhen te Kanali i Çukës dhe nga këtu në det, degëzimi tjetër derdhet në Liqenin e Butrintit, duke rrezikuar seriozisht kultivimin e midhjeve. Sipas analizave të fundit të AKU, ato dalin me alert E. Coli, Salmonella, analiza këto të kryera në kuadër të PKM Molusqe, në 19 prill 2018.

Situata e krijuar përkthehet në atë që midhja në liqenin e Butrintit është e ngarkuar me baktere dhe se konsumimi i saj bëhet vetëm në rastet kur kultivues të tyre para se ta tregtojnë atë, duhet ta çojnë për ta deporuar atë, gjë të cilën nuk e bëjnë të gjithë.

Atëherë, kjo midhje e ngarkuar me bakterin E.coli është e rrezikshme për konsumatorin, veçanërisht për ata që e marrin atë nga tregtarë të rrugës dhe me bidonë, që të tillë në Sarandë gjen me shumicë.

“Bazuar në urdhrin nr. 24 datë 30.01.2013 ‘Për unifikimin e procedurave, metodave dhe dokumentacionit të funksionimit të laboratorëve’, ju informojmë se gjatë analizimit mikrobiologjik të kampionit molusk bivalv i gjallë (M.galloprovincialis), analizuar më datë 19.04.2018, u konstatuan nivele mbi normë me E.coli. Kampioni u analizua në kuadër të treguesit të higjienës dhe sigurisë (E.coli, Salmonella spp.), ndërsa analizat janë kryer në kuadër të PKM Molusqe”, shprehen ISUV në fletën përcjellëse dërguar AKU, Sarandë. Pas kësaj, AKU e Sarandës ka vënë në dijeni subjektet (restorante etj.), të mos i pranojnë pa kaluar nga stacioni i deporimit dhe vetë midhja të tregtohet e shoqëruar me fletë përcjellëse. Në vitin 2007 u bë përurimi i fillimit të punimeve të Impiantit të Ujërave të Zeza, pozicionuar në fshatin Çukë. 4 milionë dollarë ka qenë financimi që Banka Botërore dhe Banka Europiane për Zhvillim kanë dhënë për ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza.

Tenderin për ndërtimin e impiantit e fitoi atëherë një firmë italiane, ndërkohë që kontraktor është një firmë nga Fieri. Kur u bë përurimi i nisjes së punimeve, u tha se Impianti i Ujërave të Zeza do të ketë një funksion bazë dhe se pas përpunimit komplet të ujërave të zeza, në këtë impiant uji do të kthehej përsëri në kanalin e Çukës, i pastër 95 për qind./panorama

Reagon ish ministri i Bujqesise

Edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka dhene lajmin aspak të mirë në prag të sezonit veror, për të gjithë ata që janë të apasionuar pas prodhimeve të detit. Panariti thotë se nuk duhet të konsumojnë midhjen e Sarandës, pasi është prekur nga salmonela. Ai shton se gjithçka është e qëllimshme dhe askush nuk merr masa, për t’i hapur rrugë midhjeve të importit.

 

 

STATUSI I PANARITIT
Ne pragun e sezonit, kur midhja e Butrintit pergatitet te jete ne menyte dhe pjatat e mijera turisteve qe po frekuentojne plazhet tona, doli lajmi i bujshem. “Midhja e Butrintit me salmonele”!!! Ndal konsumit te saj!! Nderkohe asnje raport zyrtar analitik mbi ngarkesen bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metoden zbuluese te perdorur, si ku, nga? Pse tani?! Po me pare?!..Asnje prononcim sqarues, shterues nga institucioni monitorues dhe analizues. Shkurt një bllof, i paster per te nxjerre nga loja midhjen me cilesore te Mesdheut…duke demtuar ata dhjetra prodhues, qe kane pritur pikerisht kete cast për të fituar nga mundi i nje viti te tere perpjekjesh dhe sherbimesh!!………….. Por mos te merziteni te dashur turiste vendas dhe te huaj. Pa merak!! Nuk do mbeteni pa “molusqe” dhe fruta deti, sepse sapo na erdhi nje ngarkese e bolleshme e tyre nga importi.
WhatsApp Image 2018-04-29 at 12.47.59

ma.me

Next Post
FOTO/ Luana Vjollca është shëndoshur në mënyrë të ‘frikshme’

FOTO/ Luana Vjollca shtang, del me fund të shkurtër dhe makinë luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In