• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eksperti amerikan: Objektivi i Trump, shkatërrimi i këtij rendi botëror

by Java News
18/01/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Josef Braml, eksperti amerikan i Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme kishte një parandjenjë jo të mirë që kur u zgjodh Trumpi. Atëherë ai foli për “gozhdën në arkivolin e rendit liberal botëror”. Sot, një vit më pas ai e sheh veten të konfirmuar: “Trumpi mendon se rendi liberal botëror nuk u shërben interesave amerikane, por përfituesve si Gjermania ose Kina”. Prandaj, për Presidentin e SHBA ekziston vetëm objektivi i “shkatërrimit të këtij rendi botëror”. Duke përfshirë edhe pasojat negative për raportin transatlantik.

“SHBA duhet të fitojnë, si pasojë duhet të humbasin të tjerët”. Shembulli më i mirë për këtë, thotë Braml janë doganat ndëshkuese për sipërmarrjet gjermane, të cilat importojnë në SHBA. Shprehja me ngjyra të errëta e Angela Merkelit pak pas takimit të G-7-ës në Itali sipas Bramlit madje erdhi relativisht vonë, sepse “SHBA qenë edhe para Trumpit shumë të dobëta, për ta mbajtur në këmbë rendin liberal botëror”.

Një strategji e re?

“Nuk është krizë, është më tepër sfidë”, thotë nga ana tjetër Andrew Denison, drejtor i Qendrës Studimore Transatlantic Networks. Ai nuk e ka humbur shpresën që Trumpi do të mbështetet edhe në të ardhmen në marrëdhëniet transatlantike. “SHBA nuk duan që Rusia ta kërcënojë Evropën. Njëkohësisht Evropa mendohet se duhet t’i ndihmojë SHBA me Kinën dhe Lindjen e Afërt”, thekson Denison.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel kërkon përballë ndryshimeve shumë të mëdha në raportin transatlantik që tani një politikë të re ndaj SHBA. Ai kërkon që Gjermania t’i mbrojë më e sigurtë në vetvete interesat e saj dhe si p.sh. në rastin e marrëveshjes atomike me Iranin, në rast nevoje të caktojë edhe kufij. Anna Kuchenbecker, zëvendësdrejtore e Aspen Institut Deutschland, e mbështet këtë kërkesë, para së gjithash për shkak të konfliktit aktual të interesave. Po ç’pamje duhet të ketë strategjia ndaj SHBA në të ardhmen? “Të bashkëpunojë me kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në temën e mbrojtjes së klimës, të takohet me parlamentarët nga SHBA që kanë një interes të veçantë ndaj Evropës dhe të mos ndjekë projekte ku ka dallime të mëdha si në politikën tregtare”, i tha Kuchenbecker DW-TV. Premisa pragmatike pra është”që të punohet përreth Shtëpisë së Bardhë”.

E ardhme e errët

Edhe në vitet e ardhshme, marrëdhëniet transatlantike do të vihen edhe më tej në një provë të rëndë, beson Andrew Denison nga Transatlantic Networks. “Gjermania përshtatet gjithmonë mirë si simbol i armikut. Dhe meqenëse Trumpi kërkon gjithmonë fajtorë, ai do të shprehet edhe në të ardhmen në mënyrë kritike për Gjermaninë”. Josef Braml është i bindur se Trumpi do të sulmojë edhe Organizatën Botërore të Tregtisë dhe OKB-në. Në një rast të tillë, Gjermania duhet të përpiqet “që me ata që mendojnë si ajo dhe me një Evropë më të fortë ta mbajë në këmbë këtë rend, sepse SHBA nuk do të jenë më ruajtësi i këtij rendi.” (DW)

a.ç

Next Post
Chelsea vazhdon në FA Cup, mezi kalon Norwich më penallti

Chelsea vazhdon në FA Cup, mezi kalon Norwich më penallti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com