• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

by A R
02/03/2026 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndërprerje pothuajse totale e internetit në Iran është interpretuar nga ekspertët ndërkombëtarë si një përpjekje e qëllimshme e autoriteteve iraniane për të kontrolluar informacionin dhe për të izoluar qytetarët nga bota e jashtme.

Rreth katër orë pas goditjeve të para ushtarake ndaj territorit iranian, vendi u përball me një bllokim të plotë të internetit, duke kufizuar ndjeshëm komunikimin mes qytetarëve dhe rrjedhën e informacionit drejt jashtë vendit.

Eksperti i analizës së trafikut të internetit Doug Madory nga kompania Kentik, deklaroi se një pjesë e vogël e ndërprerjeve mund të lidhet me dëmtime infrastrukturore, të shkaktuara potencialisht nga sulme ajrore amerikane ose izraelite, përfshirë prerje të mundshme të kabllove me fibër optike apo ndërprerje energjie. Megjithatë, sipas tij dhe studiuesve të tjerë, shumica e bllokimit duket të jetë rezultat i një vendimi politik, raporton The Guardian.

Studiues nga organizatat Project Ainita dhe Outline Foundation, të specializuara në monitorimin e censurës digjitale, vlerësojnë se ndërprerja synon ruajtjen e kontrollit nga autoritetet iraniane në një moment tensioni të lartë politik dhe social.

Sipas tyre, rikthimi i plotë i aksesit në internet do t’u mundësonte qytetarëve të organizoheshin më lehtë dhe të koordinonin protesta apo forma të tjera mobilizimi kundër qeverisë.

Irani kishte ndërmarrë një masë të ngjashme edhe më 8 janar, gjatë protestave antiqeveritare të nxitura nga kriza ekonomike dhe rënia e monedhës kombëtare. Ky bllokim zgjati pothuajse tre javë dhe, sipas vlerësimeve të ekspertëve, ndihmoi autoritetet të fshihnin aktet e dhunshme ndaj protestuesve.

Ndërprerja më e fundit konsiderohet pothuajse totale, rrjetet celulare brenda vendit funksionojnë pjesërisht, por lidhja e Iranit me pjesën tjetër të botës është pothuajse e ndërprerë. Vetëm qytetarët që kanë akses në sisteme alternative komunikimi, si lidhjet satelitore, arrijnë të komunikojnë jashtë vendit.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e komunikimit rrit pasigurinë mes qytetarëve. Nga njëra anë, frika për mungesë informacioni mund t’i mbajë njerëzit në shtëpi, nga ana tjetër, mund të shkaktojë grumbullime spontane për shkak të konfuzionit.

Autoritetet iraniane prej vitesh kanë investuar në kontrollin e informacionit, duke përdorur metoda të ndryshme për të bllokuar transmetimet e mediave të huaja, përfshirë ndërhyrje teknologjike ndaj sinjaleve televizive dhe radiofonike.

Sipas studiuesve, situata aktuale rikthen kujtimet e periudhave të pasigurta pas rënies së shahut dhe viteve të luftës, kur informacioni për familjarët apo zhvillimet jashtë vendit ishte pothuajse i paarritshëm.

Next Post
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

October 21, 2026
‘Ky ka qenë 4-vjeçar hallesh’/ Çuli: Jemi bërë si ‘alla-Oscar’, s’ka ngelur aktor pa marrë çmim. S’largohem si drejtor i TK

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

October 21, 2026
Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In