EKSKLUZIVE/ Ferdinand Xhaferaj: Basha të hapë derën për Bamir Topin në PD
Ferdinand Xhaferaj, një figurë e spikatur për vite me rradhë në rradhët e PD-së, komenton për JAVANEWS se Berisha ka deklaruar se dorëheqja e tij nga kreu i PD-së ka qenë përfundimtare, ndaj zërat për rikthimin e tij janë individual dhe rrjedhimisht nuk çojnë në debat. Xhaferaj i bën thirrje Bashës që të krijojë hapësira për FDR-në e drejtuar nga Bamir Topi, në mënyrë që rrugëtimi i kësaj force politike drejt së majtës të mos justifikohet nga dera e mbyllur që mban PD-ja.
Ka debate brenda PD lidhur me kryesimin e kësaj force politike. Ka zëra që kërkojnë rikthimin e Berishës. Cili është opinioni juaj lidhur me këtë?
Unë nuk besoj se ka mjaftueshëm argumenta për të formësuar mendimin se ka një debat brënda PD-së lidhur me legjitimitetin e lidershipit. Opinioni tejet individual dhe i margjinalizuar i shprehur nga një deputet i respektuar i PD-së nuk mendoj së gjen terren për të avancuar në nivel debati brënda PD-së. Kjo sepse vetë Berisha e ka bërë të qartë se vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike ka qënë i menduar, kalkuluar dhe artikuluar për të qënë përfundimtar. Për më tej, Basha erdhi në krye të PD-së me një votim plebishitar dhe pa kontestimin e liderit historik të Partise. Basha në një betejë të drejtëpërdrejtë elektorale në vitin 2011 e ka mundur liderin aktual të së majtës dhe mbart shkollimin, eksperiencën, gjuhën e moderuar politike dhe kapacitetin për të drejtuar Partinë Demokratike. Kjo nuk do të thotë se Basha nuk mund të kritikohet për gjëra të bëra jo si duhet apo jo sa duhet gjatë drejtimit të PD-së. Kjo thjesht do të thotë se nuk ka as argumenta dhe as arsye serioze për të diskutuar problematikën e kryesimit të PD-së.
Deputet të caktuar të PD-së kundërshtojnë mënyrën sesi Basha po drejton opozitën. Cili është këndveshtrimi juaj?
Të pretendosh dhe të kërkosh që Basha të drejtoj më mirë dhe më me dinamikë opozitën është tjetër gjë dhe nuk ka të bëjë me legjitimitetin e lidershipit.. Zëra influentë në Partinë Demokratike me të drejtë kërkojnë një dinamikë më agresive në sjelljen e PD-së. Shqipëria po raskapitet nga kriminalizimi i intitucioneve më të rëndësishme të shtetit dhe në këto kushte të vetmet kritika që mund të thuhet se shkojnë në adresë të Bashës lidhen me domosdoshmërine që ka vendi për të radikalizuar aksionin opozitar. Po kështu Basha duhet të filtrojë më mirë të shkuarën e PD-së për të përcjellë nëpërmjet veprimeve politike mesazhin e një PD-je që ka lexuar me përgjegjshmëri votën e qytetarëve në dy votimet e fundit. Duhet të pranojme se mos kandidimi për Bashkinë e Tiranës i ka krijuar kohë dhe hapsira Bashës të jetë krejtësisht i angazhuar në Drejtimin e PD-së. Ky shtator po prezanton një PD që në kordinim me partnerët po adreson kur duhet dhe si duhet problematikat kryesore. Edhe rezultatet nuk kanë munguar sepse Parlamenti duket se po jep shpresë për tú cliruar nga vrasës e trafikantë që janë edhe risija që solli Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Për më teper PD-ja dorëzoj në Kuvendin e Shqipërisë një draft për de-kriminalizimin dhe është në mbylje të propozimeve të saj për reformën në drejtësi.
A është momenti që të ketë një hapje të PD ndaj forcave të tjera politike të qendrës së djathte si FRD e Bamir Topit?
Mendoj se jo me momente por gjithmonë PD duhet të mbajë në fokus domosdoshmërinë për të bashkëpunuar më forca të tjera të qëndrës së djathtë ku duhet të përfshihet edhe FRD. Natyrisht që të krijohen hapsirat për konkretizimin e bashkëpunimit duhet që FRD të sillet, veproje dhe pozicionohet si qëndër e djathtë. Pra, FRD nuk mund të jetë edhe në opozitë edhe në qeverisje dhe gjithashtu duhet të dëshmojë pozitivitet. Pra, të kontribuojë, të kritikojë, të krijojë individualitet brënda të djathtës por të mos jetë acide në konsiderata apo vlersime politike për partneret. Natyrshëm edhe Partia Demokratike duhet realisht të krijojë hapsira për FRD që rrugëtimi i saj drejt të majtës mos të justifikohet edhe nga argumentat e derës së mbyllur nga ana e PD-së.
Një alencë midis PD e PS do të kthente politikën në nje proces normal, duke larguar frymën e politikës që rrit mbështetjen mbi bazen e burimeve financiare?
Aleanca është një term që shkon shumë larg për një vend ku polarizimi politik ka dominuar ndjeshëm për dy partitë kryesore në vend. Do të ishte normale që jo për qeverisje të përbashkët, por për reforma të rëndësishme të dy patitë e mëdha të harmonizoheshin. Por, Rama ka investuar për të sjellë ndotje kriminale në politikë dhe ky mjedis i krijuar nuk ndihmon për ta kthyer politikën në process normal.
Me. Ar