• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia turke hyn në recesion pas një dekade, shkak, kolapsi i lirës

by Java News
11/03/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia turke ka hyrë në recesionin e parë të një dekade, e shkak për këtë është bërë kolapsi i lirës dhe rritja e shpejtë e normave të interesit. Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë, ekonomia u tkurr me 2.4% në tremujorin e fundit të vitit 2018. Një kontraktim prej 1.6% u regjistrua edhe në tremujorin e tretë. Ajo që çoi në zhvlerësimin e fortë të monedhës turke dhe shtrenjtimin e importeve ka qenë lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin që shkoi, lira humbi 30% të vlerës kundrejt dollarit amerikan, gjë që shtyu Bankën Qendrore të rriste normat e interesit, duke e bërë huamarrjen më të kushtueshme. Efekti ishte zinxhir: pasojat i vuajtën shitjet e makinave dhe të banesave, ndërsa u godit edhe prodhimi industrial.

Lajmi vjen në kohën kur presidenti Recep Tayyip Erdogan po lufton për të ruajtur kontrollin e partisë së tij në qytetet kyçe, Ankara dhe Stamboll, në zgjedhjet lokale. Rritja e çmimeve, sidomos ato të ushqimeve dhe papunësia e lartë mbeten tema të rëndësishme zgjedhore.

Përplasjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara janë pasojë e qëndrimeve të kundërta mbi një sërë çështjesh, përfshirë mënyrën e të luftuarit kundër Shtetit Islamik dhe këmbënguljen e Ankarasë që Amerika të ekstradojë klerikun mysliman, Fethullah Gulen.

/a.meta

Next Post
Gazetarja holandeze zbulon se ku fshihej Mullah Omari

Gazetarja holandeze zbulon se ku fshihej Mullah Omari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com