• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia shqiptare u rrit me 4.05%, INSTAT: Taksat, kontribuesi më i madh i PBB-së

by A R
26/06/2025 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Statistikave, ka publikuar raportin për Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2023, së bashku me ato gjysmëfinale të 2024-s.

Sipas këtij raporti, në 2024, ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4.05% në terma të përgjithshme, krahasuar me vitin 2023.

Peshën më të madhe të ekonomisë për vitin 2024, e zuri sektori i shërbimeve me 48.69%. Kjo kategori, pësoi rritjen prej 6.51% krahasuar me vitin 2023.

Vendin e dytë e zë ndërtimi me 11.92%, duke shënuar rritjen prej 4.52% në 2024, krahasuar me atë të vitit 2023.

Ulje ka shënuar sektori i industrisë në 2024. Duke zënë 10.48% të PBB-së, industria pësoi uljen prej 4.55% krahasuar me vitin 2023. Nuk mbetet pas as bujqësia, pyjet dhe peshkimi, duke shënuar uljen prej 2% në 2024, pasi përbën 15.45% të PBB-së.

Kush ka kontribuar më shumë në ekonominë e vitit 2024?

Sipas raportit, kryeson “Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia” me 1.20%. Më pas vijnë “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor” me 1,02%, e së treti “Ndertimi” me 0,53%.

Kontribut negativ ka pasur nga ana e “Bujqësisë, pyjet dhe peshkimit”, me -0.32% dhe “Industria” me -0.52%.

Sakaq, rritjen reale të ekonomisë në vitin 2024, e kanë dhënë “Taksat neto mbi produktet”, duke kontribuar me 1,26%.

Shpenzimet

Shpenzimet më të larta të ekonomisë u bënë për konsumet finale, duke zënë peshën e 81.93%. Konsumet finale u rritën me 4.02% krahasuar me vitin 2023.

Nga totali i përqindjes së konsumit final, 84,11% e zë konsumi i popullatës, 15,16% konsumi i administratës publike dhe 0,73% konsumi i institucioneve në shërbim të familjeve (IJFSHF).

“Eksportet e mallrave dhe shërbimeve” u rritën me 0,11% ne terma realë, ndërkohë “Importet e mallrave dhe shërbimeve” u rritën me 5,99%, krahasuar me vitin 2023.

Të ardhurat

Fitimi operativ bruto, i cili shpreh vlerën që mbetet pas zbritjes nga vlera e shtuar të kompensimit të punonjësve dhe taksave neto në prodhim, përbën peshën kryesore të të ardhurave në ekonomi me 61,49%.

Sipas INSTAT, kompensimi i punonjësve, zë 29,39% të PBB-së, i ndjekur nga taksat mbi produktet me 13,48%.

Fitimi operativ bruto, në raport me vlerën e shtuar bruto, zë 55,50 % në vitin 2024 nga 59,32 % që zinte në vitin 2023.

Next Post
Apeli i mjekëve për skuterat: Shtohen aksidentet, ligje dhe patentë për përdorimin e tyre

Apeli i mjekëve për skuterat: Shtohen aksidentet, ligje dhe patentë për përdorimin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

December 23, 2025
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com