• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomia e injorancës dhe refuzimi i punëve të turpit

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Papunësia e të diplomuarve e grriu rininë.

E para, sepse sapo hyjnë në universitete, të rinjtë e dinë që për profilin ku studjojnë kanë shanse vetëm 1 në 1000 për të gjetur punë.

E dyta se edhe këtë shans kaq të vogël nuk e marrin dot duke mësuar sa më mirë, por me mik ose me lekë.

E treta, edhe shkollat universitare, duke mos ditur se çfarë punësh ofron shoqëria për të diplomuarit nuk di se çfarë njohurish t’u japë dhe çfarë profilesh të zhvillojë. Burokracia shtetore pranon profile më tym pa ditur se kujt i duhen dhe për çfarë duhen.

Këtu lulëzojnë ca mashtrues firmash piramidale financiare që shesin diploma si letër se për gjë nuk duhet ajo diplomë. Me lekët që fitojnë tërheqin pêr hundësh ca burokratë të korruptuar deri në palcë. Votojnë ligje, nxjerrin vendime, ndalojnë vendime, etj.

E treta ju ikin vitet e jetës të rinjve duke u fërkuar nëpër banga shkolle duke u vjetruar aty në vend të marrin rrugët e jetës.

Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele.

Turp, turp, turp.

Këtu ka plasur cipa e turpit!

Pse nuk punëson Shqipëria sot?

E para, sepse pjesa më e madhe e ekonomisë është familjare, punojnë arën e kopshtit rreth shtëpisë me vegla mijravjeçare të gjetura në varre ilirësh ose dyqane ku shiten pula të prishura e babi fërkon barkun te banaku. A mund të mendohet që kjo lloj ekonomie të punësojë sociologë, kimista, inxhinjera?

E dyta, sepse gjoja kemi hyrë në ekonomi shërbimesh. Ku ka fabrika, uzina, investime të mëdha në ekonominë prodhuese? Inxhinjerë hekurudhash, kimistë, inxhinjerë druri, e ku e di unë!!!

Ne kemi një ekonomi ku vetëm tabela e shumëzimit duhet. Dhe kjo vetëm për numrat natyralë të plotë se ata me presje dhjetore është fakultative. Ekonomi injorante. Cfarë nevojë ka ekonomia e injorancës për universitete?

E treta sepse dhe ato pak sipërmarrje që kanë një lloj moderniteti, ca banka, shoqëri telekomunikacionesh, a ku e di unë kanë shumë pak vende pune, sa për çunin e xhajës dhe gocës e hallës…

Ju të tjerët çfarë doni mo???

E katërta sepse vende pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepërt e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit.

Pse budalla është një i ri dhe e re që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme.

Te ne ndodh më thoshte një i ri në pishinë dje që qiraja e dhomës ku jetoj është më e madhe sesa rroga që marr si ruajtës kalamjsh të pasurish që mësojnë not!

Yyyy, hipokritë!

Shumë mirë që nuk shkojnë të punojnë në punët e turpit.

Jo se puna është turp, por sepse rinia shqiptare meriton punëra të kohës dhe ka të drejtë t’i pretendojë ato.

Pse çarçafë nëpër hotele do të shtrojë një zonjushë që ka bërë master për diversitet kulturor?

Pse pica me mish të grirë ariu do të shërbejë një djalosh që ka mbaruar studimet për filozofi?

Ikni ore tutje???

Punët e turpit!

Ekonomia e injorancës u kërkon të shkojnë në punë turpi të rinjve me diploma universitare!

Turp!

Next Post

Kukan e Fleckenstein mbërrijnë në Tiranë për dekriminalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com