• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia arrin nivelin e para-pandemisë që në tremujorin e dytë, vetëm tre sektorë nuk kapin ritmin

by Java News
01/10/2021 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia ka arritur në nivelet e para pandemisë që në tremujorin e dytë të këtij viti, duke treguar për një rikuperim të shpejtë, të udhëhequr nga ndërtimi dhe industria.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë 2021 u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Falë kësaj rritje, ekonomia kaloi nivelin e vitit 2019 duke treguar një rimëkëmbje të shpejtë. Ky rezultat mbështetet edhe nga të dhënat tremujore të PBB të përshtatura sezonalisht, të cilat eliminojnë luhatjet ciklike stinore që pëson ekonomia rregullisht.  (shiko grafikun: PBB ME ÇMIMET E TREGUT Të përshtatura sezonalisht).

Ritmi i lartë i rritjes shpjegohet pjesërisht edhe nga “efekti bazë” – krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ekonomia u zvogëlua me mbi -10%. Eliminimi i hendekut të shkaktuar nga viti i kaluar, shfaq një ritëm mesatar të rritjes prej pak mbi 3% për dy vitet e fundit, tërësisht brenda mesatareve historike të rritjes në Shqipëri.

Thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë kanë një kontribut pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike, por peshën më të madhe e ka sektori i ndërtimit dhe aktivitete të lidhura me të. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2019-ës, sektori i ndërtimit është zgjeruar me 22.8%. Për të njëjtat periudha, sektori i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme është zgjeruar me 18.8%.

Këto të dhëna shfaqin sërish varësinë e fortë që ekonomia shqiptare ka lidhur me sektorin e ndërtimit, tendencë kjo e riforcuar në vitet e fundit. Rol të ndjeshëm në rimëkëmbjen e shpejtë ka luajtur dhe industria dhe sektori i informacionit dhe telekomunikacionit. Jo rastësisht, këto janë edhe sektorë mbi të cilat masat kufizuese nuk kanë pasur efekt të ndjeshëm, ose kanë luajtur rol pozitiv, siç është rasti i sektorit të informacionit dhe telekomunikacionit. Ky i fundit është ndikuar pozitivisht nga nevojat në rritje për shërbime interneti dhe komunikimi si pasojë e punës nga shtëpia që kanë kryer kompani dhe individë të shumtë gjatë kësaj periudhe. Në këtë aspekt, ekonomia shqiptare ka ndjekur edhe tendencat botërore ku sektori i IT dhe kompanitë e lidhur me të kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Tre sektorë nuk arrijnë nivelet e parakrizës

Të dhënat e përshtatura sezonalisht tregojnë se tre sektorë ende nuk kanë arritur nivelin e aktiviteti ekonomit të 2019T3, megjithëse janë rritur në krahasim me vitin e kaluar. Tre sektorët janë  “Tregtia; Transporti; Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”,  “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, dhe “Aktivitete shkencore, profesionale , administrative dhe mbështetëse”. Këto të dhëna janë të pritshme për shkak se korrespondojnë me sektorët më shumë të goditur nga masat kufizuese të pandemisë. Tregtia dhe transporti janë prekur nga vështirësia e lëvizjes, sidomos në lidhje me udhëtimet dhe transportin ndërkombëtar. Aktiviteti financiar dhe i sigurimeve është prekur nga vështirësitë e likuiditetit me të cilat janë përballur bizneset si pasojë e karantinës. Ndërsa aktivitetet shkencore, të cilat gjithsesi kanë një peshë më të ulët në PBB, janë prekur nga masat e shumta kufizuese me të cilat janë përballur institucionet e ndryshme arsimore në vend gjatë muajve të fundit (shiko grafikun: PBB ME ÇMIMET E TREGUT Të përshtatura sezonalisht, sipas aktiviteteve ekonomike).

Rimëkëmbja e shpejtë, e cilësuar nga ekonomistët si “rimëkëmbje në formë v-je” për shkak të karakteristikave të saj grafike, konfirmon pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare që në fillim të pandemisë. Ndryshe nga kriza financiare botërore e vitit 2008, kriza e vitit 2020 ishte shkaktuar tërësisht nga pengesat artificiale të krijuara nga vetë qeveritë. Heqja e pengesave ka krijuar hapësira për rimëkëmbje thuajse të menjëhershme. Fenomene të tilla janë vërejtur edhe në disa nga ekonomitë kryesore në botë. Ekonomia amerikane p.sh arriti të kalojë nivelin e para-pandemisë që në fund të tremujorit të parë të vitit./Monitor

g.kosovari

Next Post
Pandemia/ Efektet e mundshme anësore të vaksinave anti-COVID dhe si krahasohen ato

'Pfizer dhe Coronavac, vaksinat më të preferuara'/ Tomini: Po diskutojmë për dozë të 3-të te personat mbi 65 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump lehtëson rregullat e metanit për industrinë amerikane të naftës dhe gazit: Të kushtueshme dhe të panevojshme

Trump lehtëson rregullat e metanit për industrinë amerikane të naftës dhe gazit: Të kushtueshme dhe të panevojshme

October 28, 2026
Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

October 28, 2026
Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

October 28, 2026
Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

October 28, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“I informova për shkeljet”- Ish-presidenti Meta nga paraburgimi: U takova me dy deputetë të PS, ja çfarë u kërkova!

October 28, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

October 28, 2026
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

“Dhjetë mijë euro gjobë për dhunuesit”- Senati francez miraton paketën ligjore kundër dhunës në protesta

October 28, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Rregulla të reja për Kriptovalutat në Shqipëri, projektligji synon transparencë dhe mbrojtje për investitorët!

October 28, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Do jetë 10,2 miliardë euro! Ja si ndahet “torta” e buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, Shëndetësia ‘pjesën e luanit’

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In