• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekipi i PS nis punën, 15 drejtuesit politikë në terren! Disa kalojnë ‘stafetën’, Balla në “terren të panjohur”

by S T
23/09/2024 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me udhëzimet e kryetarit se duhet të nisin nga puna e të rrisin angazhimin në terren, ekipi drejtues i socialistëve për zgjedhjet e 2025-ës, është shpërndarë në bazë menjëherë sapo Kryeministri Rama zyrtarizoi listën e drejtuesve politikë.

15 figurat që Edi Rama u ka besuar drejtimin në qarqe, kanë nisur të prezantohen me strukturat e partisë në zonat që do drejtojnë, e kujt nuk iu tronditën pozitat e mëparshme, vijon punën i qetë në terrenet e njohura.

Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, dy nga tre drejtuesit që do të ketë qarku i Tiranës e kanë nisur punën së bashku me qëllim përcaktimin e detyrave, objektivave të reja dhe rienergjizimin e partisë.

Ndërsa për Elisa Spiropalin e cila veç punëve të partisë duhet të kryejë edhe detyrën e saj si kryetare e parlamentit, takimet në 4 bashkitë e tjera të qarkut Tiranë ku do të jetë përgjegjëse për rezultatin, nuk kanë nisur ende, por Shkodrës që e drejton prej dy vitesh i prezantoi udhëheqësin e ri politik, kryetarin e Bashkisë Benet Beci, i cili duhet t’i demonstrojë partisë se fitoren nuk ua sjell vetëm në bashki, por në të gjithë qarkun.

Ndryshe nga Shkodra dhe shumë qytete të tjera ku ish-drejtuesit dhe drejtuesit aktualë kanë bërë kalimin e stafetës e përgjegjësive zyrtarisht, në Durrës, kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako që do të udhëheqë edhe fushatën elektorale, dhe i besuari i socialistëve për 2021-shin Ardian Çela ende nuk kanë zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat.

Belinda Balluku në Dibër prezantoi kolegun e saj Blendi Gonxhja, ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, si drejtuesin e ri politik, ndërsa vetë asaj iu la detyra në Fier nga Taulant Balla.

Arbjan Mazniku, Ministri për Pushtetin Vendor, të cilit për herë të parë iu besua drejtimi politik i një qarku, iu kalua zyrtarisht detyra nga Damian Gjiknuri, i cili në këto zgjedhje do të merret vetëm me organizimin e punëve të partisë.

Në Vlorë, Blendi Klosi, i la stafetën Bledi Çuçit, i cili këtë herë do të sprovohet me drejtimin e një qarku të madh, ndërsa vetë Klosi do të ketë përgjegjësinë për organizimin zgjedhor në të gjithë vendin si sekretar i përgjithshëm.

Për Beratin që Bledi Çuçi e drejton nga nga shtatori 2021, detyrat e partisë ia kaloi kryetarit aktual të bashkisë, Ervin Demo, mes të cilëve ceremonia e delegimit të detyrës u duk edhe më miqësore se mes të tjerëve.

Ndërsa Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Pandeli Majko në Kukës dhe Ulsi Manja në Lezhë që nuk i kapi “lapsi” i kryetarit e vijojnë të drejtojnë të njëjtat qarqe, me komoditetin që i jep njohja e terrenit, nuk kanë nisur ende nga takimet.

I vetmi që ka nisur punën nga të “paprekurit” e listës së 2021-shit është Niko Peleshi në Korçë, i cili edhe pse e drejton këtë qark që nga 2013-ta dhe i njeh shumë mirë strukturat, takimet në zonën e tij elektorale i ka nisur që tani.

Edhe pse në një terren të panjohur për të, punën e ka nisur edhe Taulant Balla, të cilit kryeministri Rama i ka besuar detyrën e re, atë të drejtimit elektoral të diasporës e cila voton për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Takimet Balla i ka nisur me shqiptarët e Greqisë në Selanik e pritet t’i shtrijë edhe në shtete të tjera ku jetojnë e punojnë shtetas shqiptarë./Shqiptarja.com

Next Post
Hetimi i krimit/ “Më shumë llogaridhënie nga policia”, SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Hetimi i krimit/ "Më shumë llogaridhënie nga policia", SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In