• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekipi i Bashës me të dënuar: ‘Kauboji’ dhe njerëzit e dosjeve të Gërdecit, Klubit Partizani deri tek ekspozimi me korrupsionin në Zimbabve

by
31/08/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra e Lulzim Bashës, me të cilën do të përballet me maxhorancën gjatë mandatit të tretë, do shkojë drejt zgjedhjeve lokale të 2023 dhe me shumë gjasë në zgjedhjet parlamentare të 2025, dominohet jo vetëm nga humbës serialë dhe krahu radikal i Sali Berishës, por edhe nga të dënuar të shumëfishtë dhe protagonistë të dosjeve të krimit dhe korrupsionit që kanë shënjuar pushtetin e Berishës deri në vitin 2013.

Ekipi është një riciklim i të njëjtave fytyrave humbëse dhe të refuzuara sistematikisht nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje gjatë 8 viteve të fundit. E vetmja risi që prodhoi votimi i lidershipit të ri të PD nga Këshilli Kombëtar ishte refuzimi si anëtar kryesie i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021 për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, në një kohë kur SHBA i kanë kërkuar Lulzim Bashës largimin e Berishës nga PD-ja dhe politika, pjesë e skuadrës së tij janë bërë protagonistët  e dosjeve të Gërdecit dhe tjetërsimit të ish-Klubit Partizani, aty ku sot dhëndri i Berishës ka ngritur 20 kulla me vlerë dhjetëra milionë euro.

Ekipi Bashës dominohet gjithashtu nga krahu i dhunës së Berishës, linjës anti-Perëndim, deputetë që luftonin me kobure në brez kundër këndit të lojërave të fëmijëve dhe nga personazhe të ekspozuar në krah të njerëzve të korrupsionit deri në Zimbabve. ‘Skuadra e re’ konfirmon se Lulzim Basha jo vetëm nuk ka mësuar asgjë nga 7 humbje radhazi në 8 vite, por duket se projekton humbjet në 2023 dhe 2025, për të cilat do të ketë kohë për të menduar alibitë.

Emrat që dominojnë ekipin e Bashës 

-Aldo Bumçi, anëtar i Kryesisë së PD. Dëshmitë në dosjen e prokurorisë konfirmojë se Aldo Bumçi, ashtu si Fatmir Mediu, është vënë në shërbim të Sali Berishës dhe Shkëlzenit, për ngritjen e biznesit të vdekjes së Gërdec, që shënon tragjedinë më të rëndë që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në historinë e pluralizmit shqiptar. Ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, Anjola Agolli, në dëshminë e saj dhënë prokurorëve, ka rrëfyer se Bumçi i ka dërguar një faks për informim Shkëlzen Berishës, për t’i kujtuar se ia ka firmosur “Memo”-n që aprovonte biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Anjola Agolli u kërcënua më pas që të tërhiqte dëshminë. Çuditërisht, Bumçi nuk u pyet kurrë nga prokuroria se ç’punë kishte Shkëlzeni që shkonte në zyrën e tij për Gërdecin dhe ç’punë kishte ministri të informonte Shkëlzenin! Rastësi apo jo, Berisha nuk e lëshoi kurrë Bumçin dhe as Mediun, dy dëshmitarë që mund të fundosin në çdo moment për Gërdecin.

-Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD, i dënuar me një vit burg në dhjetor të vitin 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë për inskenimin e çështjes ‘Babale’, çështje e kthyer në kauzë nga PD-ja për rrëzimin e qeverisë.

-Oerd Bylykbashi, anëtar i Kryesisë së PD, humbës sistematik në çdo palë zgjedhje. Ka marrë pjesë në realizimin e aferës së Sali Berishës për tjetërsimin e pronës shtetërore ish Klubi Partizani, për ta kaluar në emër të familjes së tij. Në vitin 2009, Sali Berisha ka përdorur zyrën anti-korrupsion në Kryeministri të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, duke i bërë presion me kontrolle Vladimir Qirjazi, gjeneral brigade i forcave të armatosura shqiptare. Vladimir Qirjazi ishte i vetmi zyrtar që bëri rezistencë, duke dalë kundër makinerisë së pushtetit të Berishës ppër t’i dorëzuar komplesin Partizani  Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë si akti i fundit i procesit të privatizimit. Bylykbashi i dërgoi dy inspektorë Vladimir Qirjazit për ta detyruar të firmosë kalimin e kompleksit Partizani në duart e dhëndrit të Berishës dhe personave të tjerë. Vladimir Qirjazit nuk u dorëzua kurrë dhe në fund u shkarkua, ndërsa Oerd Bylykbashi vijon të promovohet nga Basha dhe Berisha.

-Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i dënuar tre herë më vendim të formës së prerë dhe arrestuar për përplasje me policinë. Humbës në të gjitha zonat elektoral ku e ka caktuar Lulzim Basha gjatë 8 viteve të fundit.

-Gert Bogdani, anëtar i Kryesisë së PD. Një vit më parë, u publikua një foto e Gerti Bogdanit, me Obadiah Moyo, ministri i Shëndetësisë së Zimbabve, i arrestuar për një aferë korruptive me tendera me vlerë 60 milionë USD, të nënshkruar me një kompani të afërt me një nga djemtë e Presidentit Emmerson Mnangagua. Bogdani nuk i ka sqaruar kurrë rrethanat se si është gjendur në krah të kokave të korrupsionit në Zimbabve

-Flamur Noka anëtar i Kryesisë së PD. Ish-ministër i Brendshëm i qeverisë Berisha. Pjesë e listës së ish pushtetarëve që kanë përfituar kredi të buta si të pastrehë, në një kohë kur ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 40 mijë euro, duke shmangur detyrimet doganore për shkak të statusit të deputetit.

-Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD. Pjesë e linjës anti-SHBA në PD. I njohur për sulmet vazhdueshme kundër ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Në vitin 2016, Gent Strazimiri u shfaq me kobure në brez tek Parku i Liqenit, duke luftuar kundër ngritjes së këndit të lojërave për fëmijët. Prokuroria nis një hetim penal pasi deputeti i PD-së e kishte armën pa leje sipas policisë, por dosja u mbyll në mënyrë të dyshimtë, siç ka ndodhur me qindra dosje vitet e fundit.

-Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Humbës i madh në zgjedhjet e fundit parlamentare në Elbasan, por konsiderohet një nga “ideatorët” e grupit të armatosur të PD-së që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan. Ai pranoi publikisht se PD-ja kishte ngritur skuadra të armatosura në zgjedhje, veprim ky që u dënua nga SHBA, por që drejtësia shqiptare po e kalon në heshtje. / Nga Adriatik Doci

/b.h

Next Post
“Bashkëjetesa” në Qytetin Studenti, mikpritje dhe falënderime mes shqiptarëve dhe afganëve

"Bashkëjetesa" në Qytetin Studenti, mikpritje dhe falënderime mes shqiptarëve dhe afganëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In