• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efektivja?

by Enver Robelli
28/05/2024 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në gati të gjitha mediat e Shqipërisë këto ditë jepet lajmi tragjik mbi vetëvrasjen e një policeje. Në lajm bie në sy edhe një tragjedi tjetër, kësaj radhe gjuhësore: e ndjera i prezantohet opinionit si “efektivja” (“efektivja 21-vjeçare…, efektivja i jep fund jetës, efektivja vret veten, vetëvritet efektivja”).

Pyetje serioze: çka është efektivja? Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe fjala “efektiv” domethënë: 1. Numri i përgjithshëm i ushtarëve a i ushtarakëve të një reparti, të një nënreparti, të një njësie ushtarake a të ushtrisë së një shteti.

Efektivi i ushtrisë. Efektivi i divizionit (i batalionit). 2. Numri i përgjithshëm i punonjësve në një ndërmarrje a institucion, i anëtarëve të një organizate, i atyre që marrin pjesë në një aksion etj. Efektivi i shkollës (i organizatës së rinisë, i brigadave vullnetare). U shtua efektivi.

Pra, fjala efektiv i referohet një numri të përgjithshëm, jo një individi. Kur e lexoni fjalën “efektiv”, a mund ta merrni me mend automatikisht se bëhet fjalë për një police? “Efektiv” nuk përshkruan një profesion të caktuar, të përveçëm. Krahas kësaj, efektiv edhe si fjalë është tejet e çuditshme, që si burim ka një fjalë të huaj: efekt, që domethënë pasojë a rrjedhim që vjen nga një shkak.

Gjuha shqipe është e pasur dhe nuk ka nevojë për ndërlikime e ngatërrime të panevojshme. Zgjidhja në këtë rast është tepër e thjeshtë: Një police vrau veten. Ose: Mbrojtësja e rendit vrau veten.

Nëse autoritetet policore në njoftimet e tyre përdorin fjalën “efektiv”, nuk është detyrë e mediave që këtë gjuhë burokratike ta përsëritin e shumëzojnë në mënyrë jokritike. Me këtë trend të gjymtymit të gjuhës shqipe, nuk do të ishte befasi nëse së shpejti lexojmë titullin: Uniforma blu vrau veten.

Tashmë ekziston titulli: “Uniforma blu, herë e mbrojtur dhe herë e sulmuar nga pushteti”. Mund ta imagjinojmë tani uniformën blu: një palë pantallona, një setër dhe një kapele duke ecur nëpër qytet.
Next Post
‘Votova çdo ditë’/ Juli s’fitoi ‘BBV’, Rudina Dembacaj: S’ja di mendjen popullit as nuk kam mik produksionin…!

‘Votova çdo ditë’/ Juli s'fitoi ‘BBV’, Rudina Dembacaj: S'ja di mendjen popullit as nuk kam mik produksionin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com