• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eduardo Mendoza nderohet me “Cervantes” për rishpikjen e fiksionit spanjoll

by Java News
01/12/2016 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romancieri spanjoll Eduardo Mendoza ka marrë “Cervantes Prize” për vitin 2016, që është çmimi më i lartë letrar në hapësirën spanjishtfolëse, me arsyetimin se ka sjellë “një stil të ri narrativ në fiksionin spanjoll”.

Ministri i Kulturës dhe i Edukimit i Spanjës, Inigo Mendez de Vigo, e ka dhënë lajmin për ndarjen e çmimit duke thënë se, duke nisur me romanin e vitit 1975, “La verdad sobre el caso Savolta” (E vërteta mbi rastin Savolta), Mendoza e ka rishpikur fiksionin spanjoll.

Ai ka thënë se librat e Mendozas janë “plot me finesë dhe ironi”, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e Washington Post.

Disa prej romaneve të Mendozas janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, përfshirë anglishten, dhe tre prej tyre janë shndërruar në film. Ai gjithashtu ka shkruar një dramë dhe dy përmbledhje me rrëfime të shkurtra. Një tjetër libër i popullarizuar i Mendozas ishte “La ciudad de los prodigios” (Qyteti i mrekullive), që flet për Barcelonën, vendin ku ai ishte lindur në vitin 1943. Romani flet për ndryshimet industriale, sociale dhe ekonomike të qytetit gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzet.

Mendoza ka studiuar drejtësinë dhe njëherë kishte punuar si përkthyes në Kombet e Bashkuara në New York. Ai gjithashtu e ka bërë përkthimin e veprave të Shakespeares në gjuhën spanjolle.

Çmimi “Cervantes Prize” që përfshin vlerën monetare prej 125 mijë eurosh, zakonisht kombinohet ndërmjet shkrimtarëve spanjollë dhe atyre latino-amerikanë. Vitin e kaluar këtë çmim e kishte marrë shkrimtari meksikan Fernando del Paso.

Fitues të mëparshëm të “Cervantes Prize” kanë qenë edhe Mario Vargas Llosa dhe Juan Marsé. Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet për çdo vit më 23 prill, në përvjetorin e vdekjes së Miguel de Cervantes, shkrimtarit të njohur spanjoll, autorit të “Don Kishotit”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

FOTO/ Tahiri sulmon PD: Flisni për varfërinë, por fëmijët tuaj thyejnë rrjetin me foto luksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com