• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edmond Budina akuzon: E shembën teatrin para se të vinte Europa Nostra, kostumet dhe bobinat i kanë hedhur

by Java News
19/05/2020 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuhet që teatër mund të bëhet kudo, dhe nuk ka nevojë për ndërtesë. Regjisori Edmond Budina, një nga protagonistët e betejës dy vjeçare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar,  e pranon këtë ”provokim”, por saktëson diçka të rëndësishme.

“Natyrisht mund të bëhet, kudo por teatri është edhe kujtesë. Përndryshe pse mbahet në këmbë Koloseumi? Në Venecia është një vend me katër hunj dhe ca kallama sipër, dhe ruhen thjesht se aty ka peshkuar Ernest Hemingway. Sipas kësaj logjike, pse të bëhet muze shtëpia e Kadaresë, njerëzit le ta kujtojnë në veprat e tij. Nuk është kështu, në një botë të qytetëruar. Kurse në një botë të paqytetëruar, talebanët shembin teatrot, shembin historinë e një kombi”, thotë regjisori.

Iniciativa e Aleancës për Teatrin që ka çuar në Prokurori dhe në SPAK të gjithë çështjen e shembjes së teatrit, si dhe pretendimi për një godinë kopje e asaj që u shemb duket e ndërlikuar në prizmin e vendimmarrjeve dhe projektit të miratuar për Teatrin e Ri, por Budina nuk tërhiqet.

“Pse qenka e parealizueshme? Ai vendim është i paligjshëm, vetë kryetari i Bashkisë është i tillë. Kam vërejtje edhe për SPAK, ata e kanë regjistruar kallëzimin, dhe minimalisht duhet ta sekuestronin godinën deri në përfundimin  e hetimeve, kjo më bën të dyshoj për reformat e shpalosura”, thotë regjisori për A2.

Nënkryetari Mazniku kishte pak minuta më parë cilësuar se financimet për rikonstruksionin e teatrit  nuk ishin të vërteta, ndërkohë që Budina ndihet i revoltuar nga ky pretendim.

“Ishte monumenti numër 1 i rrezikuar për Europa Nostra. Po të kishin ardhur specialistët e Europa Nostra, siç parashikohej në maj, teatri nuk do të prishej absolutisht. Këta e shembën për të zhdukur gjurmët e krimit, sepse ai teatër ishte plotësisht i rikuperueshëm. Ata që qanin për bobinat dhe kostumet, i kanë varrosur me inertet dhe do t’i hedhin kamionat”, thotë ai.

Akuzave të disave që protesta kishte marrë dhe po vijon të ketë nuanca politike, Budina  i përgjigjet se “jemi ne që i jemi imponuar politikës, dhe jo e kundërta. Është Qeveria që ka bërë politikë,  ka përdorur shkopinjtë, ka dërguar provokatorë me shashka, ka ushtruar dhunë”.

Next Post
Nga kufiri, drejt Tiranës në hotele për ti kaluar në Mal të Zi/ Arrestohen katër persona në Tiranë, mes tyre edhe të huaj

Shqiptaro-francezi vjen për gruan shtatzënë, por meqë i ra borisë e parakaloi kreun e Policisë përballet me probleme

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    O rrugace, hajdut, kriminel,terroristi.Pse u ktheve ne Shqiperi,apo s,ta vari Njeri ne Itali.Bandit qe terrorizojne Tiranen, vodhe shtetin dy vjet e gjysme pa’ punuar dhe kercenon se do ta shqyesh Erion Veliajn copa copa.S,te vjen turp keshtu do edukosh ti Duke bere thirrje per gjak? Gjaksor edepsez vrases hajdut kriminel.Duhet te ishe ne banken e te akuzuarve tani e Jo te besh thirrje antikushtetuese per te vrare Erionin dhe Edi Ramen.Turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In