• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edit Harxhi: Basha po tenton të nxjerrë jashtë loje Berishën

by A R
18/09/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe anëtare e Kryesisë së PD, Edit Harxhi në një intervistë në Report Tv për situatën brenda Partisë Demokratike deklaron se Lulzim Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas saj, Basha po mundohet që të anashkalojë fuqinë e Berishës në strukturat e PD, ndërsa shton se nuk sheh shpresë te kryetari i PD, që mund të bëjë opozitë përballë qeverisë Rama.

“Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ‘de facto’ se ‘de juro’ ai është pjesë e grupit të zotit Berisha.

Duke e anashkaluar fuqinë e liderit historik në PD në strukturat e PD. Në fjalinë që ai tha, se ‘tregon kush është lideri’, deshi të tregojë që ‘unë jam lideri’ dhe Berisha nuk merr vendime, prandaj keni parasysh se unë jam këtu” u shpreh ajo.

Grupi anti-Basha në PD kërkon ndryshime në statut, rikonstituim në bazë të zgjedhurish jo të emëruarish në forumet e së djathtës, por mbi të gjitha mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të analizuar humbjen e thellë në 25 qershor.

Harxhi shprehet se situata në Shqipëri po degjeneron si në 1997 përsa i përket centralizimin që po i bëhet pushtetit.

INTERVISTA E EDIT HARXHIT PËR REPORT TV

Si e keni lexuar reagimin e Berishës për Bashën?
Unë mendoj që lideri historik flet njëherë jo disa herë dhe fjala e tij ka peshë. Disa e kanë lexuar si mbështetje për të pakënaqurit, disa e lexojnë si fjalë për të shpëtuar veten. Disa e lexojnë si mbështetje ndaj Bashës. Unë mendoj se Berisha ishte vetja duke mos mbajtur anë. Unë e vlerësoj për mënyrën si bën politikë, por si na ka mësuar ne, brezin e ri.

Keni qenë një nga kritiket e Bashës, si e keni parë reagimin e Bashës pas deklaratave të Berishës?
Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ‘de facto’ se ‘de juro’ ai është pjesë e grupit të zotit Berisha.

Duke e anashkaluar fuqinë e liderit historik në PD në strukturat e PD. Në fjalinë që ai tha, se tregon kush është lideri, tregon se deshi të tregojë që ‘unë jam lideri’ dhe Berisha nuk merr vendime, prandaj keni parasysh se unë jam këtu.

Vazhdon në të njëjtën linjë nga përgatitja e listave. Edhe votimi i Rucit në parlament, ai është vetja e tij, në linjën që e ka nisur dhe mendoj se ai nuk ofroi asnjë alternativë për bashkimin dhe ringritjen e PD.

Edhe pasi u rizgjodh?
Absolutisht jo. Po të dëgjoni si janë bërë votimet, shumë prej nesh do të vinte edhe turp. Ringritja, bashkimi dhe bërja e opozitës janë detyrat e Bashës. Mund të thuash se jam lider se kam marrë kaq vota, por nuk ofron asgjë, nuk përçon shpresë dhe mesazh ringritje dhe aq më tepër për votimin në parlament për Rucin.

Ka një alternativë brenda së djathtës?
Unë nuk shoh shpresë te Basha për të bërë opozitë përballë qeverisë, por ai është kryetar i zgjedhur e pranojmë apo se pranojmë ne. Nëse duam ta ringremë PD dhe të bashkohemi, mendoj që do të duhej të kishte hapësirë për të gjithë, këtë se bën Basha.

Ju keni një opsion tjetër?
Një Shqipëri pa opozitë nuk do i duhej edhe Edi Ramës. Gjithsesi ne mendojmë ky grup individësh që do të qëndrojnë në PD dhe nuk ka lidhje për parti të re që u tha në media pak kohë më parë.

Kjo i shërben PD. Ne kemi dalë me një propozim konkret, deklarata publike. Kemi kërkuar ndryshime në statut. Rikonstituim në bazë të zgjedhurish jo të emëruarish, mbledhje e këshillit kombëtar jo më pak se katër herë në vit, mbledhje kryesie dhe të jetë me të zgjedhur jo të emëruar.

Mbledhje e Kuvendit kombëtar për humbjen e thellë. Analizë të gjitha strukturave, në Këshillin Kombëtar të ketë një drejtues, një kryetar dhe cdo vendim që merret për listën për kandidatët. Berisha është konsultuar me kryesinë për listat, degët kanë pasur të zgjedhurit e tyre, dhe partia mundohej të hapej.

Besoni se PD do të vijë në pushtet pas 4 viteve?
Ka shpresë se PD është parti e madhe, flasim për 230 mijë vota të munguara. Situata në Shqipëri po degjeneron si në 1997 flas për centralizimin që po i bëhet pushtetit. Ka pafund elementë në PD, por duhet të largohemi nga një personalitet i vetëm. /a.m.

Next Post
Manovrat e ushtrisë ruse të ngjashme me ato që paraprinë pushtimin e Gjeorgjisë e Krimesë

Manovrat e ushtrisë ruse të ngjashme me ato që paraprinë pushtimin e Gjeorgjisë e Krimesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In