• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Paloka: Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës

by E S
07/06/2025 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 të moderuar nga Nisida Tufa, për zgjedhjet e 11 Majit.

Paloka tha se pa një qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri.

Ai tha se mendonin që PD mund të fitonin zgjedhjet prej Donald Trump, por populli shitet për bukën e gojës.

Nisida Tufa: Çfarë sollën zgjedhjet e 11 majit?

Edi Paloka: Zgjedhjet e 11 majit sollën një konfirmim të asaj që po ndodh prej 12 vitesh në Shqipëri nën qeverisjen Rama, që ishte paralajmëruar prej nesh dhe jo vetëm prej nesh, të paktën në dy deklarata të Partive Popullore dhe atyre të qendrës së djathtë evropiane që përpara zgjedhjeve, që kishin bërë një analizë të të gjithë shkeljeve që kishin ndodhur paraprakisht. Pra, praktikisht nuk ka ndodhur gjë e re. E kam thënë unë që në krye të herës dhe jo vetëm unë, që me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë.

Nisida Tufa: Po, por ju thatë para zgjedhjeve që PD do të jetë fituese?

Edi Paloka: Nuk ndodh kurrë që do hysh në zgjedhje dhe të thuash do humb. Jo vetëm për militantët, por ishin disa faktorë që na dhanë shpresë, faktorë që nuk lidhej me atë çfarë do të bënte Rama. Vetëm qeveri teknike pa Ramën mund të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Ajo çfarë ndryshoi ishte situata e brendshme te PD, sepse erdhëm nga një situatë para shkatërrimit. Rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump në SHBA dhe afrimi me administratën e tij krijuan një frymë që dhanë shpresë.

Nisida Tufa: Po ju e kishit idenë që qeveria teknike nuk do krijohej, të paktën me atë që shihej qartë?

Edi Paloka: Ne e kërkuam këtë për të pasur zgjedhje të lira dhe në kushte të barabarta, sesa arrihet është tjetër gjë. Është Rama ai që duhet të dorëzohet ose më mirë lëshojë për të krijuar një qeveri teknike. Por ai nuk është nga ata burra që pranon të hyjë në një garë si i barabartë, nuk ka hyrë kurrë, gjithmonë ka fituar pasi e ka parë kundërshtarin që është në tapet. Ajo që kemi thënë dhe e themi prapë është që pa një qeveri teknike dhe pa kryeministër Ramën nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Nisida Tufa: Ju e shihni rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit vetëm si faji i Ramës, sa përgjegjësi ka vetë PD?

Edi Paloka: Kjo flitet shpesh, por unë kam qenë koherent në këtë pikë, edhe kur ishte Lulzim Basha kryetar. Për fat të keq është një histori që përsëritet. Kjo pyetje nuk më pëlqen. Sepse që Rama do i vjedhi zgjedhjet, dihet, është opinion kudo. Një popull që është 40% në varfëri ekstreme, natyrisht që do të thotë më jep lekët se do të ha bukë. Ky realitet njihet në Shqipëri.

Pa përmendur pjesën e padukshme. Këto që them janë që të gjithë i shohin dhe i konstatojnë. Paqja fiskale, ku përfituan 150 mijë njerëz, pavarësisht se del dhe i mohon më pas. Është blerje direkte publike. Po 100 euro që dha për pensionistët. Pastaj ajo e kanabisit, që është skandali më i madh, që ka shkelur vetë ligjin që ka miratuar, ka dhënë mijëra hektarë më shumë sesa parashikuar vetë në ligj. Të gjitha këto janë publike, shkelje me ligjin, shkelje me kodin. Është blerje publike e votës.

Next Post
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Ky popull nuk shitet por ju kujtoni se shqiptaret do votinin pasi Lacivita ishte strateg i fushates se Tramfit . Shqiptaret sit nuk pysin per faktir te jashtem fare po kush ban punen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

October 6, 2026
Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

October 6, 2026
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

October 6, 2026
“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

October 6, 2026
Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Incidenti në laboratorin rus të Siberisë: A mund të kemi përsëri një epidemi globale?

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com