• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe PSG-ja e kërkon Pogban

by Java News
04/10/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telenovela “Paul Pogba” ka një episod të ri, teksa në skenë hyn Paris Saint Germain. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, duke parë raportet gjithnjë e më të këqija me trajnerin Mourinho, mesfushori francez ka vendosur që të largohet nga Manchester United që në muajin janar, pikërisht në drejtim të kampionëve të Francës, PSG, transmeton tch.

Por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Mourinhos në stolin e “djajve të kuq”. Nëse portugezi do të shkarkohet, atëherë Pogba mund të vendosë të qëndrojë deri në fund të sezonit, për të rifilluar çdo tentim gjatë muajve të verës.

Ndërkohë, sipas “The Sun”, PSG-ja ka nisur të bëjë lëvizjet e veta dhe po përgatit një ofertë për të rikthyer Pogbanë në Francë, me besimin se UEFA do të bindet se klubi nuk e ka thyer rregullin e “Fair Play”-t financiar.

Padyshim, në garë për mesfushorin është edhe Barcelona, por sipas “The Guardian”, klubi katalanas nuk është në gjendje për të nisur tratativat me futbollistin të paktën deri në sezonin e ardhshëm. Kartoni i tij, pa llogaritur pagën vjetore, arrin vlerën e 150 milionë eurove. (b.an)

Next Post
“Mea culpa” e Ramës me drejtorët e shkollave: Emërimet, ende politike

"Mea culpa" e Ramës me drejtorët e shkollave: Emërimet, ende politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com