• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe ‘lifting’ e kemi pasur bio!”- Jehona Sopi rikthen kujtimet me Vesa Lumën në 20 vite miqësi

by Os De
08/12/2025 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në industrinë e muzikës, të pakta janë miqësitë që kanë mundur t’i rezistojnë famës, sfidave e viteve. Miqësia e Vesa Lumës dhe Jehona Sopit është një prej tyre. Një miqësi që nuk ka kërkuar zhurmë, duartrokitje, edhe pse të dyja janë gjendur para kamerës. Emocionet dhe ngjarjet më të mëdha i kanë përjetuar pas saj, në heshtje, në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndërsa mikesha e saj gjendet në programin “Rudina” në Tv Klan, Jehona i ka dërguar një letër me fjalë që jo thjesht duhen thënë a shkruar, por sepse dalin nga zemra. Një letër kujtimesh, një përmbledhje e shkurtër e miqësisë 20-vjeçare që vijon e fortë dhe e freskët.

“Vesa ime, po ta shkruaj këtë letër si të të shkruaj një mesazh natën vonë, ashtu si gjithmonë kemi ditur të flasim edhe kur s’ka pasur kamera dhe s’ka pasur publik. Kjo letër është për ne, për dy shoqe që kanë mbi 20 vjet momente me të qeshura, me telashe, me nerva dhe me dashuri të pastër shoqërore. Kur e shoh nga sot kohën që ka kaluar, më duket shumë kohë e në të njëjtën kohë shumë e shkurtër në raport me kujtimet që ndajmë bashkë. Ne jemi gjeneratë e tërheqjes së flokëve me kapëse, me nyje, me improvizime, jo me sallone të modernizuara. Ne edhe ‘lifting’ e kemi pasur bio! Edhe sot ndoshta nuk i ke tërhequr aq shumë flokët se s’jam aty ta pres llastikun me nyje prapa siç kemi bërë në xhirime. Vesë, ti ke qenë e je një prej zërave më të bukur e më origjinalë që ka skena jonë. Këtë e njohin të gjithë. Por unë kam parë diçka që publiku s’e ka parë: njeriun me zemrën e shpirtin e bardhë. E di që sot duke e lexuar këtë letër do të na kapë nostalgjia e së kaluarës, por edhe krenaria e krejt asaj çfarë jemi sot. Se përkundër gjërave që kanë ndryshuar rreth nesh, një send s’ka ndryshuar: shoqëria jonë. Vesa ime, faleminderit për krejt qeshjet, krejt lotët, për krejt gjërat e vogla që askush s’i di e s’ka nevojë t’i dinë. Të përqafoj shumë, Jehona.”

Next Post
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

November 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Që Veliaj të ndihet i sigurt si i burgosur dhe si kundërshtar politik

November 2, 2026
Republika popullore e protestës

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

November 2, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

November 2, 2026
Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

November 2, 2026
Lamtumira e fundit për ish-diplomatin Bashkim Zeneli, mesazhi prekës i të bijës gjatë homazheve në Kuvend!

Lamtumira e fundit për ish-diplomatin Bashkim Zeneli, mesazhi prekës i të bijës gjatë homazheve në Kuvend!

November 2, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Studentët? Abuzimi me pronarët e protestës!

November 2, 2026
Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

November 2, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

November 2, 2026
Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In