• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Bylykbashi kundër Bashës: Do jem në parlament, për të përfaqësuar demokratët

by
30/04/2021 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oerd Bylykbashi ka pranuar humbjen e PD-së në këto zgjedhje dhe i ka dalë kundër Lulzim Bashës, që nuk njeh zgjedhjet dhe po pregatitet të mos marrë mandatet.

Ai iu bën apel qytetarëve që të ndihen krenarë për votën e tyre, edhe pse zgjedhja që bënë nuk fitoi dhe thotë se ai do i përfaqësojë mbështetësit e tij në Kuvendin e ardhshëm që do të formohet në shtator.

“Faleminderit të gjithë zgjedhësve shqiptarë që me 25 Prill kuptuan drejt se Zgjedhës është më shumë se Votues. Faleminderit juve që në interes të ardhmes së fëmijëve tuaj zgjodhët projektin tonë për ndryshim! Edhe pse zgjedhja juaj nuk fitoi, sot duhet të ndjeheni krenarë për votën tuaj. Falenderoj nga zemra çdo zgjedhës që zgjodhi të personalizojë votën për Partinë Demokratike me emrin tim qoftë edhe pa më njohur personalisht, përtej premtimeve, pazareve dhe interesave klienteliste.

Jam i nderuar nga vota juaj!

Ju falenderoj që besuat në një politikë të drejtë ku rëndësi ka integriteti dhe jo pazari. Ju premtoj që do t’ju përfaqësoj si deputet i Partisë Demokratike me dinjitet dhe integritet në parlament dhe do të përpiqem modestisht që gjërat të ndryshojnë për më mirë. Unë besoj se Partia Demokratike është një emër shumë më i madh se kushdo prej nesh. E kemi nder të jemi pjesë kontribuese e saj. PD do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave edhe kur të zëvendësohemi nga të tjerë.

Është fat të lëmë një gjurmë në librin e saj të madh.

Për këtë arsye falenderoj nga zemra të gjithë anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike dega Durrës dhe forumin rinor për punën e palodhur këto muaj. Një falenderim i posaçëm u shkon anëtarëve të strukturave të lagjeve të qytetit me të cilët pata nderin të punoj çdo ditë në këtë fushatë. Duhet të jenë krenarë që arritën të rrisin me 80% Partinë Denokratike. Ky ishte qëllimi juaj dhe i imi si kandidat përtej projekteve personale.

Sot, si 30 vjet më parë me 31 Mars 1991, ne nuk u ndeshëm me Partinë Socialiste por me shtetin padron që përdori çdo pushtet, paranë kriminale e korruptive, kontrollin kapilar si edhe presionin. Me 25 Prill fitoi shteti i kapur nga të fortët, oligarkët dhe politikat klienteliste. Partia Demokratike do të ngrihet për ta mundur këtë model ashtu siç u ngritëm 30 vite më parë, për një Shqipëri ndryshe dhe për të rinjtë që tek ne kërkojnë shpresë.”- shkruan Bylykbashi./ b.h

Next Post
VIDEO/ Gjëegjëza e Bashës: Në Partinë Demokratike kam afruar shkencëtarë për t’u bërë deputetë!

Mundësia e fundit që i duhet dhënë Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

July 8, 2026
“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

July 8, 2026
Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

July 8, 2026
Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

July 8, 2026
Pekin/ Shpallen Çmimet Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025

Pekin/ Shpallen Çmimet Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025

July 8, 2026
Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

July 8, 2026
Trump pas Samitit në Ankara: Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen

Trump pas Samitit në Ankara: Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen

July 8, 2026
“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian

“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian

July 8, 2026
Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

July 8, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In