Arda Turan mund të largohet nga Barcelona . Sipas “beIN Sports Turkey”, Arda Turan, mund të largohet nga gjiganti evropian, Barcelona. Reprezentuesi turk ka marrë një mega ofertë nga Superliga e Kinës, përcjell Express.
Thuhet se një klub kinez i ka ofruar ish-anëtarit të Atletico Madridit dhe Galatasarayt 100 milionë euro për katër sezone. “beIN Sports Turkey” shkruan se përfaqësuesit e turkut do të bisedojnë me zyrtarët kinezë në ditët e ardhshme, citohet “Express”. (b.an)