• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe 2 shekuj jetë, janë shumë pak për një artist si Robert Ndrenika….!

by Java News
11/01/2022 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Duhet të kem qenë në klasë të 7 – të në shkollën 8 vjeçare “Adem Sheme”, thjesht një fëmijë naiv dhe ëndërrimtar, kur asokohe, në kinemanë e qytetit të vogël bregdetar të Sarandës shfaqej për herë të parë filmi artistik shqiptar: “MËSONJËTORJA”, me regji të Muharrem Fejzos dhe skenar të Natasha Lakos. Një film tepër i arrirë profesionalisht me një nivel të lartë artistik në të gjitha komponentët e tij dhe i realizuar mrekullisht përmes lojës së shkëlqyer të një kaste të shquar artistësh si: Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Gulielm Radoja, Valentina Caci, Thimi Filipi, Petrika Riza, Dhimitër Trajçe, Ardian Cerga, Marko Bitraku, Teodor Rupi, Selma Sotirllari, Renato Rapi, etj. Kanë kaluar plotë 42 vjet qysh nga ajo kohë kur u shfaq për herë të parë ky film i mrekullueshëm dhe në të gjitha skenat e mizanaskenat që shfaqeshin në kuadrot e ekranit të madh të kinemasë së qytetit të Sarandës, më mbeti në memorie portreti i aktorit të madh Robert Ndrenika, në rolin i një babai të varfër e lypës me shumë fëmijë, i cili nuk mund ti ushqente dot me bukë thatë të vegjëlit e tij prej varfërisë…. Ata, si trumcakë të vegjël (në rolin e tyre) dridheshin nga i ftohti dhe uria dhe e ndiqnin pas babanë e tyre të mjerë, të zhveshur dhe të zbathur kudo nëpër rrugët e qytetit, mes shiut dhe të ftohtit…. Batuta e Robertit që përsëritej herë pas here në këtë film dhe që ende më therr deri në asht edhe sot e kësaj dite sa herë që e shoh këtë film është kur ai u drejtohej i zbathur dhe në mes të shiut kalimtarëve të rastit me lutjen epike për pak lëmoshë: “…. Mishi tretet, kocka mbetet….”

Një realizim i jashtëzakonshëm deri në përsosmëri me lojën e tij brilante aktoreske, Ndrenika ka skalitur një prej shumë kryeroleve të tij në kinema e teatër. Padyshim që Robert Ndrenika është ndër të fundmit e mbetur gjallë të asaj plejade aktorësh të jashtëzakonshëm si: Naim Frashëri, Aleksandër Prosi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Pjetër Gjoka, Demir Hyskja, Ndrek Luca, Kujtim Spahivogli, Prokop Mima, Lazër Filipi, etj, që bënë kinemanë dhe artin e vërtetë skenik në Shqipëri. Ai ka një galeri të pafundëm rolesh në kinema dhe teatër, që shumica prej tyre kinsiderohen si gurë të çmuar në margaritarin e artë të trashëgimnisë së Kulturës sonë Kombëtare… Nëse Robert Ndrenika dhe shumë prej kolegëve të tij artistë që përmenda më sipër do të kishin mundësi që artin që ata bënë gjatë gjithë jetës së tyre ta bënin në një Shqipëri të pa izoluar nga bota gjatë një rregjimi 45 vjeçar, jam i bindur se sot ata do të ishin aktorë të njohur në mbarë botën ashtu siç njihen Yjet e Hollivudit.

Gjithsesi, ata e kanë gdhendur emrin e tyre me gërma të arta në veprën që kanë lënë dhe që koha do ta çmojë edhe më shumë kontributin e tyre…. Kam qenë me fat që, ashtu si me shumë miqtë e mi të shumtë artistë, edhe me te madhin Robert Ndrenika kam patur shpesh herë marëdhënie dhe komunikime të herë pas hershme që më kanë impresionuar, ngazëllyer dhe emocionuar pa masë. Vite më parë, kur Berti mbushi 73 vjeç, u takuam te rruga “Myslim Shyri”, dhe mes të tjerash e urova me gjithë zemër: “…U bëfsh Shekullor Mjeshtër….”. Ai, më shtrëngoi fort dorën, më nguli vështrimim e tij me dy sy që i buronin vetëm dritë dhe mirësi dhe në mënyrë konfidenciale mu afrua duke më pëshpëritur në vesh nën zë këto fjalë: “Nuk dua shumë, dua të jetoj edhe 7 vjet të tjera dhe kaq….”, -Mi tha në mënyrë fare të sinqertë ato fjalë Artisti i Madh…!

Mesa duke artisti kishte vendosur që të ishte ende aktiv në skenë para publikut të dashur edhe kur ti kishte rrumbullakosur plotë 8 dekada jetë…. Atë çast u shtanga nga kjo thënie dhe dëshirë e tij e shprehur në mënyrë të sinqertë, dhe aty për aty më dolën fjalë zemre duke i thënë: “Profesor, edhe 2 jetë sikur të të japë Zoti për të jetuar, për ne shqiptarët, miqtë dhe artëdashësit që janë rritur dhe ushqyer shpirtërisht me magjinë e artit tënd të mrekullueshëm janë shumë pak…..! Për veten time, vijova më tej komunikimin me artistin e madh, nuk do më dhimseshin të të jepja edhe 10 vjet nga jeta ime…., – e përmbylla bisedën me Robert Ndrenikën, dhe ashtu me buzë në gaz u ndamë nga ai takim. Sot, Robert Ndrenika feston 80 vjetorin e lindjes…. Urimi i çdo shqiptari për këtë gjigand të skenës dhe Njeri të jashtëzakonshëm do të ishte: “Edhe 2 shekuj jetë të ketë Robert Ndrenika, janë shumë pak për një fenomen të jashtëzakonshëm si Ai…! I Bekuar qofsh Artisti ynë!

Next Post

Berisha “i dha të drejtë” Arendt kur parashikonte kufirin mes dhunës dhe politikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

July 2, 2026
Çfarë ndodhi pak minuta para seancës? Urdhri i Berishës që largoi deputetët e PD-së nga Kuvendi

Çfarë ndodhi pak minuta para seancës? Urdhri i Berishës që largoi deputetët e PD-së nga Kuvendi

July 2, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

July 2, 2026
“Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e startup-eve”, Rama: Synojmë 20 milionë euro financim deri në 2030

“Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e startup-eve”, Rama: Synojmë 20 milionë euro financim deri në 2030

July 2, 2026
Protesta e dhunshme jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 9 punonjës policie të lënduar

Protesta e dhunshme jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 9 punonjës policie të lënduar

July 2, 2026
Këshilltari socialist i përgjigjet demokratëve: Berisha solli nga Amerika Rapush Xhaferrin dhe la pas kolaps kombëtar

Këshilltari socialist i përgjigjet demokratëve: Berisha solli nga Amerika Rapush Xhaferrin dhe la pas kolaps kombëtar

July 2, 2026
Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

Salianji “shpërthen” ndaj Berishës: Opozita duhet të përballet me Ramën, jo t’i shërbejë atij

July 2, 2026
Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

July 2, 2026
“Më dhembi që sulmuan gruan time”, Gaz Paja thyen heshtjen pas tensioneve të protestuesve

“Më dhembi që sulmuan gruan time”, Gaz Paja thyen heshtjen pas tensioneve të protestuesve

July 2, 2026
Kuvendi miraton 3 projektligje dhe një projektrezolutë në mungesë të deputetëve të PD-së

Kuvendi miraton 3 projektligje dhe një projektrezolutë në mungesë të deputetëve të PD-së

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In