• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ecuria, shumë e mirë në Shqipëri”, Kreu i OBSH: Testimet të bëhen vetëm për rastet e dyshuar

by A R
08/04/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, thotë se shifrat e pandemisë tregojnë se Shqipëria është në një situatë të mirë. Teksa komenton ecurinë në bazë të shifrave, në një intervistë për Tv Klan ai hedh poshtë zërat se vendi ynë ka vdekshmëri më të lartë se vendet e rajonit.

“Në perspektivën kombëtare këto shifra janë mirë. Ne kemi parë një rritje në ditët e para, nga 5/6 raste për pak ditë numri filloi të shkonte në mbi 20 raste për 24 orë dhe pastaj filluan të kishin sërish një zbritje me 16 raste në ditë apo edhe vetëm 6 raste, siç ndodhi ditën e djeshme. Ecuria në shifra, në këtë situatë në të cilën ndodhemi, unë do thoja që është shumë mirë në Shqipëri”.

Përse po thuhet që mortaliteti është i lartë?

“Kjo nuk është e vërtetë! Numri i personave të vdekur në Shqipëri është 22, kjo do të thotë 7.3 për 1 milion. Greqia e ka 7.6 për 1 milion, Sllovenia 14, Bosnja 9.4, Serbia 8.7, Maqedonia e Veriut 13, të mos flasim për Spanjën 297 për 1 milion, Francën 156 apo Italinë 285 . Thjesht nuk është e vërtetë. Shqipëri nuk ka mortalitetin më të lartë në rajon, absolutisht jo. Dua ta përgëzoj qeverinë për masat ekstreme të ndërmarra, pasi Shqipëri po e frenon përhapjen e epidemisë”. 

Por a duhet të bëjë Shqipëria më shumë teste në përpjekje për të identifikuar rastet, çka është shndërruar edhe në një debat politik në vend. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë qartësisht, Jo!

“Rekomandimi ynë është të testohen rastet e dyshuara. Ka qenë rekomandimi i parë dhe nuk ka ndryshuar. Por çdo shtet është dashur të ndërtojë një politikë për testimet në lidhje me epideminë, sigurisht nisur edhe nga mundësitë që çdo vend ka për teste. Dihet tashme nga çdokush që testet nuk mund të blihen lehtësisht në dyqan. Vendet janë duke luftuar për të siguruar sa më shumë teste. Ka teste të ndryshme dhe momente të ndryshme të testimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon ngushtësisht me qeverinë shqiptare për sigurimin e testeve direkt nga zyrat tona me mbështetjen e disa donatorëve. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për numrin e testeve që ka dhe për mënyrën si po i përdor. Po i përdorin për rastet e dyshuara. Po i identifikojnë, po i testojnë, po gjurmojnë kontaktet e tyre dhe po i izolojnë ata që dalin pozitivë. Nëse shumë, nëse është pak apo aq sa duhet, ne kemi nevojë të kuptojmë sa njerëz janë infektuar në vend, a po i testojmë të gjithë ata që kanë dalë pozitivë? Duke parë numrin e viktimave apo atyre që janë në terapi intensive, mund të themi që shifrat janë shumë afër realitetit dhe që politika e testimeve e ndërmarrë nga qeveria po funksionon. Shumë vende po blejnë teste për imunologjinë. Por testimi roli i testimit masiv nuk është për të ndalur epideminë, por për të ditur sa persona mund të shkojnë pa rrezikuar në punë”. 

Ne media të ndryshme botërore flitet për studime që tregojnë se vendet që kanë aplikuar vaksinën e Tuberkulozit, siç është edhe Shqipëria, kanë pasur më pak të infektuar me Covid-19. Për OBSH-në, këto pretendime kanë nevojë për t’u vërtetuar shkencërisht.

“Ne nuk e kemi ende një studim të tillë. Disa njerëz kanë vënë re se vendet me porpocione më të larta të personave të vaksinuar me vaksinën e Tuberkulozit (BCG),kanë më pak raste, por kjo duhet parë nëse ka ndonjë vijë logjike. Pra ne nuk kemi një studim të qartë tani që kjo vaksine ka kapacitetin për t’i bërë njerëzit më rezistent dhe nuk mund të them tani në spekulimet janë të vërteta ose gënjeshtra, nëse vaksina e turbekulozit mbron nga Covid 19”.

Ekspertë të ndryshëm mendojnë se në Shqipëri virusi duhet të ketë mbërritur që në janar, ndërsa qytetarë të shumtë pretendojnë se e kanë kaluar atë, nisur nga simptomat që përshkruhen nga OBSH. Zoti Gonzales thotë se kjo nuk do të mësohet asnjëherë.

“Ne nuk i kemi këto të dhëna dhe këto të dhëna nuk do të jenë kurrë në dispozicion”.

Në intervistën për TV Klan zoti Gonzales u përgjigjet edhe akuzave se OBSH ka dhënë këshilla të gabuara për përdorimin e maskave apo për masat e tjera.

Maskat duhen përdorur gjerësisht thotë ai, dhe ky ka qenë rekomandimi që në fillim, por së pari ato duhen siguruar për stafin mjekësor, policinë ushtrinë apo punonjësit e supermarketeve e më pas për popullsinë.

/a.r

Next Post
Të prekur nga koronavirusi/ Deputeti Alimadhi me oksigjen, mjeku Xhaxho vështirësi në frymëmarrje

Të prekur nga koronavirusi/ Deputeti Alimadhi me oksigjen, mjeku Xhaxho vështirësi në frymëmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Trump anulon gati 1 miliard dollarë fonde të miratuara nga Kongresi -

Trump refuzoi planin për hapjen e Hormuzit, Teherani: Po presim ende një përgjigje përfundimtare

September 27, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com