Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka zbardhur takimin e Yuri Kim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi që u zhvillua dje. Dy ishin temat kryesore të bisedës, reforma zgjedhore dhe klima e biznesit.
Ambasadorja i kërkoi Kryemadhit ecjen përpara sa më shpejt për miratimin e reformës zgjedhore, ndërsa biseduan edhe për përmirësimin e klimës së biznesit.
“Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë. /e.s/