• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo-Messi-Sane/ Ja si do të ishte Juventusi i Guardiolës, i frikshëm për krejt botën

by Java News
12/02/2020 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventusi po përgatitet t’i shtojë përpjekjet për t’u bërë skuadra më e madhe në botën e futbollit, duke përfshirë Pep Guardiolën në drejtim. Përveç trajnerit katalanas, bardhezinjtë do të bënin edhe transferime të mëdha lojtarësh si pjesë e këtij plani ambicioz. Për të gjitha këto, tabloidi i njohur britanik, “The Sun”, mundohet të hedhë dritë paraprakisht. Një numër lojtarësh kryesorë raportohet se po ndihen të pakënaqur në ekipet e tyre të tanishme dhe mund të duan të bashkohen me trajnerin spanjoll në Torino. Fillimisht, “Zonja e Vjetër” po përgatit terrenin për të marrë Guardiolën nga Manchester City këtë verë.

Pep do ta mirëpriste ndryshimin e ajrit, pas katër vitesh të ngarkuara në “Emirates”. Drejtimi i “qytetarëve” edhe në sezonin 2020-2021 do të thotë se 49-vjeçari do të kalonte më shumë kohë në Premier League sesa si trajner i skuadrës së parë të Barcelonës apo Bayern Munich. Juventusi, një nga klubet më të pasura në botë, ka potencialin t’i sigurojë atij të gjitha transferimet e mëvonshme. Lionel Messi thuhet se është i pakënaqur me situatën te Barcelona dhe mundësia për t’u ribashkuar mentorit të tij të vjetër mund ta intrigojë.

Në të vërtetë, kjo do të nënkuptonte bashkimin e argjentinasit në një ekip me Cristiano Ronaldo, rivalin e vet më të madh prej më shumë se një dekade. Një mundësi, që mund ta emocionojë 32-vjeçarin, teksa po planifikon vitet e fundit të karrierës së tij. Yjet aktualë të bardhezinjve si Miralem Pjanic, Paulo Dybala dhe Leonardo Bonucci, të gjithë mund të presin të qëndrojnë në ekipin bardhezi, pasi i përshtaten stilit të lojës së Guardiolës. Për më tepër, portieri Wojciech Szczesny nuk do të prekej, vetëm se Pep do të merrte me vete Claudio Bravo si zëvendësues, për hir të kohërave të vjetra.

Një tjetër lojtar i Manchester City, Leroy Sane, është duke kërkuar një klub tjetër, ndaj ende nuk ka rinovuar me Manchester City. Edhe ai mund të joshej nga kalimi në Serie A, ndërsa Juventusi është shumë i mirë për t’u hedhur poshtë. Kjo hipotezë ka vlerë nëse Guardiola i garanton gjermanit një vend në krahun e majtë, në një sulm kaq tronditës te bardhezinjtë. Sikurse dihet, edhe Bayern Munich po e ndjek atë.

Një shtesë tjetër mund të bëhej në krahun e djathtë të mbrojtjes, disi problematik në kohët e fundit. Kontrata e Thomas Meunier te PSG skadon së shpejti dhe belgu atletik do të kërkohet shumë gjatë verës./telesport

g.kosovari
Next Post
“Model i zhvillimit të blegtorisë në vend”, Rama publikon pamjet nga ferma e pajisur me teknologjinë e fundit

“Model i zhvillimit të blegtorisë në vend”, Rama publikon pamjet nga ferma e pajisur me teknologjinë e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com