• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E vërteta e kësaj fotografie që e keni parë qindra herë në Facebook

by Java News
03/11/2015 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo foto është kopjuar dhe postuar me mijëra herë, duke u bërë e famshme në internet si ‘fëmija skeptik i botës së tretë’. Fotoja është përdorur për meme në Shqipëri me qindra herë. Por imazhi dhe memet me humor kanë ndezur një debat se si e sheh Perëndimi varfërinë në Afrikë, raporton BBC Trending

Ai mban rroba të pista dhe ka një shprehje ironike, teksa përpin me sy një grua që qëndron pranë tij në pisllëk.

Imazhi është postuar tre vjet më parë në Reddit nga një person nga Teksasi, që e pikasi foton në faqen e një miku në Facebook.

Që prej atëherë është përdorur mijëra herë.

Shumica e diçiturave sjellin një stereotip mizor mbi Afrikën e varfër.

Është përhapur kaq shumë sa BBC ka pyetur se kush është djaloshi.

Çështja e parë që ngrihet është ajo e privacisë.

Ne nuk e kemi gjetur djaloshin apo prindërit e tij dhe nuk e dimë nëse ata e kanë mësuar që imazhi i fëmijës së tyre është bërë viral.

Zgjodhëm ta publikojmë foton për shkak se është shpërndarë kaq shumë dhe për çështjet që ngre.

Megjithatë kemi gjetur se kush është gruaja në foto.

Heena Pranav është një doktoreshë 28-vjeçare, që jeton në Çikago.

Në vitin 2012 ajo ishte studente mjekësie dhe kishte udhëtuar në Gulu, një qytet në veri të Ugandës, për të ndihmuar në një projekt mbi gratë e traumatizuara nga lufta.

Projekti drejtohej nga ‘Pros for Africa’, një organizatë bamirësie e drejtuar nga një murgeshë katolike, Motra Rosemary Nyirumbe.

Fëmija në foto nuk kishte lidhje me projektin.

Pranav tha se e takoi në një treg dhe mendoi se ishte dy ose tre vjeç.

“Isha me një grup studentësh mjekësie kur e pashë djalin e vogël, ai dukej kaq i ëmbël”.

“Nëna e tij punonte në treg aty pranë. Shkova të luaj me të dhe i thashë ‘përshëndetje’… ai ishte fëmija më i animuar që kam parë ndonjëherë”.

Djali nuk fliste anglisht dhe Pranav nuk fliste ndonjë gjuhë vendase, por takimi i tyre i shkurtër u fiksua në kamera nga një anëtar i grupit.

Pranav thotë se nuk kishte dëgjuar për Reddit dhe faktin që foto ishte bërë virale, derisa ia postoi një shok.

“Nuk mund të imagjinoj që ka ndodhur kjo. Do doja që fëmija dhe mamaja e tij në njëfarë mënyre të kishin përfituar nga kjo, për shkak se mendoj se ky është shfrytëzim”.

Shqetësimet e saj ndahen edhe nga Martine Jahre, drejtuese e një OJQ-je norvegjeze, e famshme për videot virale ku tallet mënyra se si bëhen fushatat e bamirësisë në Afrikë, duke përdorur vazhdimisht fëmijë të varfër në reklama.

“Është e vështirë të bëjmë policinë morale dhe të mos themi se është foto që të bën të qeshësh. Por njerëzit duhet të mendojnë edhe për mesazhin që jep, teksa e shpërndajnë në rrjet”.

“Ju nuk do donit që fëmija juaj të bëhet meme, që njerëzit të qeshin në mbarë botën. Kjo thotë shumë për mënyrën se si mendojnë ‘ata’ dhe ‘ne’”.

Por fotoja është shfrytëzuar edhe në mënyra të tjera- disa afrikanë e përdorin për të kritikuar idetë e Perëndimit për vendin e tyre.

Disa e kanë përdorur për t’u talluar me mbulimin mediatik të vendeve të varfra.

Next Post

Grida Duma para të gjithëve...(Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta -

Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta –

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com