• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E veja e Millosheviçit publikon historinë e jetës së saj

by
02/10/2015 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirjana Markoviç ka publikuar historinë e jetës së saj, “Bilo je Ovako” (“Ja sesi ishte”). Botuesit, kompania “Novosti” e Serbisë, thonë: “Pas 15 vjetësh heshtjeje në mërgim, në një përpjekje për të përmbushur dëshirën e fundit të burrit të saj të ndjerë, Mira Markoviç i paraqet publikut historinë krejtësisht të panjohur të familjes së saj.”

Kujtimet e Markoviçit, e cila u largua nga Serbia menjëherë pasi burri i saj u transferua në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë në vitin 2003, janë në shitje nga e enjtja. “Ne jemi të sigurt se ky libër prej dy vëllimesh me titullin simbolik do të shndërrohet në një libër të rëndësishëm,” pohojnë botuesit. Kujtimet datojnë që nga fëmijëria e saj dhe marrëdhëniet me prindërit e saj, rënia në dashuri me Sllobodan Millosheviçin, fëmijët e tyre, si edhe “ngjitjen e vështirë dhe rrëzimin edhe më të vështirë” të çiftit.

Markoviç e përfundon historinë e saj me vdekjen e Millosheviçit dhe jetën e saj në mërgim në kryeqytetin rus, Moskë. Sllobodan Millosheviçi erdhi në pushtet në vitin 1987, fillimisht pas zemërimit serb mbi pozitën e serbëve në krahinën e Kosovës, të cilët ndiheshin të diskriminuar.

Duke përfituar nga nacionalizmi serb në përgjithësi, ai u bë president i Serbisë dhe në vitin 1997 presidenti i Jugosllavisë së mbetur. Ai udhëhoqi Serbinë në luftëra shkatërrimtare në Kroaci, Bosnje dhe në fund, edhe në vetë Kosovë, luftë e cila përfundoi me bombardimin e Serbisë nga ana e NATO-s dhe detyrimin e Serbisë të hiqte dorë nga Kosova në vitin 1999.

Tashmë i diskredituar, më 5 tetor 2000, regjimi i tij u rrëzua në mes të protestave në rrugë të udhëhequra nga opozita.

Më pak se një vit më vonë, ai u arrestua me urdhër të kryeministrit të ri Zoran Djindjic, dhe u transferua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për gjykim, duke u bërë kreu i parë evropian i shtetit të ndiqet penalisht për gjenocid dhe krime lufte. Para përfundimit të gjyqit, në mars të vitit 2006, ai vdiq nga infarkt në qelinë e tij të burgut në Hagë.

Disa e shikonin Markoviçin si pushteti pas fronit dhe si këshilltarja kryesore e bashkëshortit të saj. Në vitin 1994, ajo krijoi vetë partinë e saj, Jugoslovenska Levica, JUL, e majta e bashkuar jugosllave, e cila qeverisi me socialistët e Millosheviçit. Markoviç dhe djali i saj jetojnë në Moskë, ndërsa vajza e tyre Marija në Mal të Zi.

Ata kërkohen të gjithë në Serbi për krime duke filluar nga korrupsioni, abuzimi me postin dhe armëmbajtje të paligjshme. Ata besohet të kenë grumbulluar me dhjetëra miliona euro në llogari të huaja. Interpoli nxori një urdhër ndalimi pasi autoritetet serbe e akuzuan Markoviçin për abuzim me pushtetin dhe ndërhyrje të paligjshme. Megjithatë, Rusia ka refuzuar ta ekstradojë atë në Serbi, thuhet se për shkak të lidhjeve të forta që familja ka ende me Rusinë.

Markoviç dyshohet gjithashtu të jetë personi që fshihet pas vrasjes së gazetarit të njohur Slavko Curuvija në Beograd më 11 prill 1999, një prej vrasjeve më famëkeqe të epokës së Millosheviçit. Ajo mohoi të ketë qenë e përfshirë në këtë vrasje. Ditë para se ai të vritej, Markoviçe e akuzoi atë për tradhti sepse ajo u shpreh se ai mbështeste bombardimet e NATO-s në Jugosllavi.

Në gjyqin për vrasjen e tij, vajza e Curuvijas tha në gjykatë se ai u vra jo shumë kohë pas bisedës së tij me Markoviçin, bisedë e cila nuk shkoi aspak mirë.

Next Post

Roma do aktivizojë klauzolat për blerjen e Xhekos, Salahut dhe Falques

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

May 22, 2026
Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

May 22, 2026
Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

May 22, 2026
Irani refuzon të dorëzojë uraniumin e pasuruar, Lideri Suprem lëshon urdhrin pas kërkesës së Trump

Irani refuzon të dorëzojë uraniumin e pasuruar, Lideri Suprem lëshon urdhrin pas kërkesës së Trump

May 22, 2026
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni

Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni

May 22, 2026
“Këto nuk janë zgjedhje”, Zogaj fshikullon rikonfirmimin e Berishës kryetar: Akte që e zvogëlojnë PD-në

“Këto nuk janë zgjedhje”, Zogaj fshikullon rikonfirmimin e Berishës kryetar: Akte që e zvogëlojnë PD-në

May 22, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

“U lëshuan me molotovë e baltë dhe humbën”, Rama për miratimin e IBAR: Ditë krenarie! Opozita u gënjye dhe gënjeu!

May 22, 2026
Temperatura deri në 29 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

Temperatura deri në 29 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

May 22, 2026
Shkrumbohen 4 betoniere në Vlorë, autori u vuri flakën me benzinë

Shkrumbohen 4 betoniere në Vlorë, autori u vuri flakën me benzinë

May 22, 2026
Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In