• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E thonë shifrat: Tirana-Partizani, njësoj si Inter-Juventus

by A R
27/02/2019 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derbi i ditës së premte do të rikthejë sërish përballë, për të tretën herë këtë sezon, Tiranën dhe Partizanin. Pas dy fitoreve të ekipit të kuq në dy fazat e para, bardheblutë do të provojnë që të prishin një mallkim që zgjat prej pesë vitesh, që kur goli i Gilbertos vendosi për Tiranën më 7 shkurt 2014.

Por, si mbërrijnë këto dy skuadra në këtë supersfidë? Nëse marrim renditjen, atëherë nuk duhet të ketë histori. Tirana-Partizani njësoj sikur të luhej Inter-Juventus, duke bërë një krahasim me Serinë A italiane. Në fakt, pikët e diferencës mes “Zonjës” dhe zikaltërve janë 22, ndërsa të kuqtë qëndrojnë 21 pikë mbi bardheblutë në renditjen e Superiores. Megjithatë, në të tilla ndeshje, si kur flasim për Inter-Juventus, ashtu edhe për Tirana-Partizani, klasifikimi vlen shumë pak.

Por, le të bëjmë një bilanc se si mbërrijnë këto dy skuadra në këtë sfidë të rëndësishme. Viti 2019 ka nisur jo aq mirë për bardheblutë, që pësuan humbje në Vlorë, përballë Flamurtarit, në sfidën e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Megjithatë, në sajë të fitores 2-0 në Tiranë arritën kualifikimin, kështu që nuk ndikoi në objektivat finalë. Në kampionat, bardheblutë kanë grumbulluar 14 pikë në gjashtë ndeshje, pra katër më pak nga 18 pikët në dispozicion.

Me 4 fitore dhe 2 barazime, skuadra e Memës qëndron më lart se Partizani i Gegës, që ka luajtur vërtet pesë ndeshje, por ka totalizuar një humbje mes tyre, atë ndaj Laçit. Më pas, katër fitore dhe 12 pikë. Të kuqtë kanë pasur dy ndeshje në Kupë, duke i fituar dhe shënuar plot shtatë gola ndaj Kastriotit, që e kanë mundur edhe në kampionat 2-0.

Si Tirana, ashtu edhe Partizani kanë mundur 1-0 Skënderbeun në Korçë, ndërsa edhe Flamurtarin brenda në shtëpi. Bardheblutë kanë barazuar ndaj Luftëtarit dhe Teutës, në “Selman Stermasi” dhe kjo ka bërë që të mos grumbullojnë pikë të plota.

/a.rada

Next Post
Basha injoron deklaratën e OSBE: Nuk më intereson fare, kam punë më të mëdha…

Basha injoron deklaratën e OSBE: Nuk më intereson fare, kam punë më të mëdha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In