• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E tepruan, dolën jashtë binarit

by Artur Ajazi
14/10/2026 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka pamë dhe dëgjuam në protestën e të martës, na bën të besojmë se, “protesta nuk është as e studentëve, dhe as e pavarur”.

Pra, “Rama në burg Berisha në burg”, dhe mungesa e një lideri dhe drejtuesi, na shpjegon qartë faktin se, “një dorë e padukshme po luan me fatet e vendit”. Nuk është aspak skeptike, aspak e pabesueshme, aspak e paimagjinueshme. Gjithmonë protestat e dhunshme, kanë pas tyre, një “makineri” të fuqishme e cila drejton, udhëzon, vepron, dhe vendos mbi fatin e atyre që ajo i përdor si “protestues paqësor”.

Por duke u rikthyer tek protesta më e dhunshme dhe më e turpshme e të martës, dua të theksoj faktin se, policia dhe strukturat e saj, e ruajtën qetësinë, deri në momentin kur u sulmuan, deri në momentin kur faktuan se, “protestuesit paqësorë” nisën sulmet e pakuptimta ndaj institucioneve, dyqaneve, qytetareve, koshave të plehrave, etj. Tirana mbrëmjen e të martës, u rikthye në shesh lufte, duke sjellë shkatërrime, frikë, ankth, shqetësim tek banorët e kryeqytetit, dhe shkatërrim të bizneseve. Kjo është e tepruar, e patolerueshme. Shteti tregon “muskujt” e tij, kur cenohet rendi dhe qetësia e qytetarëve, kur cenohet prona publike dhe private të digjet dhe shkatërrohet nga turma të pamotivuara dhe të çoroditura.

Do të isha dakord me protestën, sikur ata të kishin në krye “prijësin” e tyre, drejtuesin, ashtu siç kishte protesta e Studenteve të Dhjetorit 1990. Do isha dakord me ata, në rast se do të kishin përfaqësinë e tyre legale, e do të kërkonin përballje me kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, apo dhe me çdo drejtues tjetër shtetit. Por e tepruan. Tirana nuk i ka borxh askujt, ti prishet qetësia, terezia, ti frikësohen fëmijët, ti stresohen banorët e saj, sepse duhet të përmbushin “misionin e tyre” një turmë e çakërdisur njerëzish. Ata nga e marta, nuk janë më “studentët e pavarur”, as “studentët e lirisë”, por janë turma që veçse shkatërrojnë, dhunojnë, djegin, dhe nuk duan paqe, liri, rend, qetësi.

Dhe në këto kushte, unë dhe shumica e shqiptareve, përkrahim strukturat e shtetit, ata bij nënash, që kanë 4 muaj që rropaten rrugëve dhe bulevardeve të Tiranës, duke u ardhur mbrapa atyre që, dalin në sheshe dhe nuk dine as vetë se ç’duan.  Nuk e dinë as vetë (veç kokës dhe dorës që i drejton) se ku duan të dalin, se ç’duan të arrijnë me protestën e tyre, duke abuzuar hapur fare me durimin e tolerancën e shtetit. Më gjenin një vend në Europë, apo kudo në botë, që do të toleronte kaq maksimalisht një turmë që nuk pranon as dialog, as kompromis, as debat, as ujdi ?

Ndaj them se, e tepruan, dhe po e “trashin zullumin”. Para interesave të qytetarëve dhe interesave të Shqipërisë, kurrë nuk duhet të vihen interesat e një grupimi apo turme. Koha është të zbatohet ligji, dhe vetëm ligji. Kaq.

Next Post
Ulet numri i të lënduarve, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimin e fundit mbi protestën!

Ulet numri i të lënduarve, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimin e fundit mbi protestën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com