E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa/ Luizi i kërkon falje nënës së këngëtares gjatë telefonatës live

Gjatë puntatës së kësaj të premteje të emisionit “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli rikujtoi një batutë të tijën në të cilën përmendej edhe Beatrix Ramosaj.

E ftuara e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila është tezja e Beatrixës.

Luizi provoi të kontaktonte drejtpërdrejt Beatrixën, por ajo nuk iu përgjigj telefonatës. Më pas, Albëria telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, dhe moderatori shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar falje nëse batuta e tij e kishte lënduar ish-banoren e BBVIP 1.

Luizi: Antigon, kam vetëm dy gjëra për të të thënë. Së pari, ku mund ta gjejmë Beatrixën?

Antigona Ramosaj: Për momentin, Beatrixa ndodhet në Miami, ku po punon për disa projekte. Amerika i ka bërë shumë mirë.