• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E rrallë, 3 mjekë konfirmuan vdekjen, 29-vjeçari përmendet në morg

by A R
11/01/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e një të burgosuri në Spanjë, i cili u deklarua i vdekur nga tre mjekë, para se të zgjohej sërish teksa po i bëhej autopsia, kanë kërkuar lirimin e tij nga burgu.

Gonzalo Montoya Jimenez, 29 vjeç, filloi të gërhiste në tavolinë e autopsisë në një morg në Asturia, katër orë pasi vdekja e tij u konfirmua të dielën në mëngjes.

Burri i cili të martën ishte gjithashtu gjallë, ishte shëruar në spital, ndërsa autoritetet hapën hetime për rastin misterioz.

I burgosuri u zbulua në qelinë e tij nga rojet rreth orës 8 të dielën, duke mos treguar shenja jete.

Vdekja e tij u vërtetua së pari nga mjeku në ndërrimin e natës, pastaj nga një i dytë që mori detyrën më vonë dhe në fund nga një specialist i mjekësisë ligjore para se të nisej për në morg.

Anëtarët e familjes zbuluan dje se Montoya Jimenez ishte përpjekur të bënte vetëvrasje duke marrë një mbidozë të barbiturates si dhe duke akuzuar autoritetet e burgut për dështimin e tyre në kontrollin e hyrjes së barnave në burg.

“Pilulat merren siç duan (të burgosurit),” tha Luis Manuel Montoya, xhaxhai i tij, sipas gazetës lokale La Voz de Asturias.

Ai dhe anëtarët e tjerë të familjes u mblodhën në spitalin e qytetit të Oviedo,ku  thanë se do të kërkonin lirimin e menjëhershëm të Montoya Jimenez si kompensim për atë që ata e kishin quajtur neglizhencë.

29-vjeçarit i kanë mbetur edhe shtatë muaj për të kryer dënimin e tij, nën akuzën e vjedhjes së hekurishteve.

I tronditur nga tentativa vetëvrasjeje e nipit të tij, ai tha se megjithatë e kuptonte atë. “Ai është i ri, është 29 vjeç dhe e ka tërë jetën para. Ai ka qenë në burg tre vjet dhe nuk mund të vazhdojë më. “

Babai i të burgosurit, José Carlos Montoya, tha se kishte tentuar të varte veten në qelinë e tij shtatë muaj më parë.

Fillimisht u sugjerua që Montoya Jimenez mund të ketë pësuar një rast të rrallë të katalepsisë, një gjendje nervore që shkakton një gjendje të papërgjegjshme. Testet kanë treguar që koma e shkaktuar nga mbidoza, së bashku me hipotermi të rënda, mund të ketë maskuar shenjat e tij jetësore./Ora

Next Post
Albin Kurti premton t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit

Albin Kurti kandidat i vetëm për kreun e Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In